Raporti: 85% e fëmijëve në
konflikt kërkojnë ndërmjetësimin 

Raporti: 85% e fëmijëve në<br />konflikt kërkojnë ndërmjetësimin 
TIRANË - Vjedhje, tregtim i lëndëve narkotike apo përplasje fizike janë disa nga sjelljet deviante apo konfliktet në të cilat janë të përshirë fëmijët. Ky ka qenë konkluzioni i nxjerrë nga raporti i ‘Save the Children’ “Të miturit në kontakt me ligjin”. Në një tryezë ku u prezantuan të dhënat për këtë grup, drejtuesit e Save the Children thanë se në studim janë përfshirë 1044 fëmijë.
 
“Nga 685 të anketuar 421 kanë treguar se janë të përfshirë kanë pasur një eksperiencë përfshirje në konflikte apo kanë kryer një sjellje deviante”, thuhet në raport.
Po ashtu 85% e fëmijëve të anketuar kanë pranuar që konfliktet e tyre t’i zgjidhin me ndërmjetësim.
 
“54.9% e përgjigjedhënësve sigurisht që shohim që një pjesë e të rinjve dhe të miturve kanë zgjedhur edhe variantin që do ti drejtoheshin le të themi bashkëmoshatarëve dhe miqve ose të njohurve 14,8% dhe një pjesë po gjithashtu e rëndësishme do ti drejtoheshin një pale të trete siç janë ndërmjetësit”, thuhet në raport.
 
Minorenët janë ata të cilët bien më lehtësisht pre e konflikteve apo sjelljeve devijante edhe për shkak të moshës apo të sjelljeve që imitojnë nga ambientet ku ata rriten.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn