Raporti, gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, më e larta në Europë

Raporti, gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, më e larta në Europë

Foto ilustruese

Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Të dhënat e fundit në raportin “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerit në Botë në 2022” publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mesatarja në vitet 2019-2021 e përqindjes së popullsisë që bien në treguesin e emërtuar si “prevalenca e pasigurisë ushqimore” është 30.9 për qind. Kjo mesatare është ulur në raport me vitet 2014-2016 kur përqindja ishte 38.8 për qind.

Nëse këtë përqindje e ndajmë dhe marrim vetëm pjesën e atyre që kanë pasiguri ushqimore të rënduar treguesi që regjistron Shqipëria është 7.7 për qind për tre vitet e fundit. Ky tregues ka shënuar gjithashtu përmirësim në raport me anketën paraardhëse kur rezultati ishte 10 për qind e popullatës.

Në rajonin e Europës Jugore ku llogariten një sërë shtetesh, vendi ynë është ai që ka nivelin më të lartë të popullatës që kanë pasiguri ushqimore të lehtë apo më të ashpër. Maqedonia e Veriut llogarit 20.9 për qind të popullatës në vitet 2019-2021 ndërkohë që Serbia 14.1 për qind. Pas tyre vjen Mali i Zi me 14 për qind, Bosnjë-Hercegovina me 12.6 për qind dhe Kroacia me 11.4 për qind. Europa Perëndimore e ka këtë tregues vetëm 4.4 për qind.

Treguesi i prevalencës së pasigurisë ushqimore të moderuar ose të ashpër. Raporti shpjegon se çfarë është në fakt ky tregues dhe si llogaritet. “Prevalenca e pasigurisë ushqimore e matur nga shkalla e eksperiencës së pasigurisë ushqimore Përcaktimi: Pasiguria ushqimore e matur nga ky tregues limitohet nga aksesi në ushqim e individëve apo familjarëve për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Ashpërsia e pasigurisë së ushqimit matet nga të dhënat që mblidhen nga moduli i anketës Shkalla e Eksperiencës së Pasigurisë së Ushqimit(FIES-SM) një set me tetë pyetje që i pyet të intervistuarit të raportojnë kushtet dhe eksperiencën e tyre lidhur me aksesin e kufizuar në ushqim.

Për qëllime të ,monitorimit vjetor të SDF pyetjet bëhen në referencë të 12 muajve para anketës. Duke përdorur teknika statistikore të sofistikuara që bazohen në modelin e matjes RASCH informacioni i marrë në anketë përpunohet dhe konvertohet në sasior” shpjegohet në raport./N.Maho, Monitor

(Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë)

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille