TIRANË - Gjendja në të cilën ndodhen spitalet shqiptare janë përtej çdo imagjinate. Një raport i detajuar i “Avokatit të Popullit”, i cili ka monitoruar institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin në 2011, 2012 dhe 2013 na jep një realitet dhe më të frikshëm se fotot e postuara herë pas here nga vetë pacientët në rrjetet sociale.
Kështu në repartin e hemodinamikës në QSUT, ku bëhen koronorografitë për të gjithë Shqipërinë, infermieret detyrohen që për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, t’i marrin në krahë dhe t’i çojnë te spitali francez. Dhe kjo ndodh çdo ditë. Pa folur pastaj për mungesa të tilla si pambuku, dezinfektuese i duarve apo dorezat, që në shumë raste i blejnë vetë. Gjithashtu kjo sallë unike kishte katër vjet pa u lyer dhe e spërkatur me gjak nëpër mure.
Në repartin e reanimacionit të kardiologjisë po në QSUT, pacientët shtrohen në korridoret e saj, ilaçet mungojnë në pjesën më të madhe të rasteve, ndërsa nuk ka as alkool apo shiringa.
Te shërbimi i ortopedisë, që ndodhet te Spitali i Traumës, Avokati i Popullit konstaton se situata është kaq alarmante sa personeli detyrohet të komunikojë me pacientin që të presë derisa të lirohet shtrati për t’u shtruar.
Po sipas raportit të Avokatit të Popullit në këtë shërbim mungojnë ilaçet e sallës së operacionit, dhe në këtë situatë mjekët e sallës iu kërkojnë familjarëve që ti blejnë në farmacitë private medikamentet që duhen për ndërhyrjen kirurgjikale
Në fund të këtij raporti të detajuar me 44 faqe, ekspertët e avokatit të popullit konstatojnë se hasen gabime mjekësore dhe kequshtrim profesioni dhe për më tepër nuk bëhen analiza që ata të mos përsëriten më.
PO ashtu, avokati thekson faktin se në institucionet spitalore nuk funksionojnë analizat dhe oponencat e vdekjeve, nuk kryhen autopsitë, nuk çohen rregullisht biopsitë në shërbimet anatomo-patologjike;
Raporti citon se kjo situatë e rënduar e spitaleve ka ardhur jo vetëm nga lëvizjet e shumtatë drejtuesve të spitale por edhe nga “Emërimet nepotike në krye të institucioneve bazuar mbi kriterin e militantizmit politik partiak si i vetmi kriter, pa konkurrim vlerash morale, profesionale, organizuese e drejtuese në karrierën e tyre nga njëra anë”.
Raporti i detajuar, së bashku me rekomandimet përkatëse i është dorëzuar sot nga Igli Totozani, ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka deklaruar se ky raport do të shërbejë si udhërrëfyes, për të hartuar punën e dikasterit të bluzave të bardha si duhet të ndërhyjë për të realizuar transformim rrënjësor të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com