Raporti i Bankës Botërore për
taksat, Shqipëria e fundit në rajon

Banka Botërore ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Të paguash taksat”, ku bën një krahasim të mënyrës së pagesës së taksave, kohës dhe normave të taksave për të gjithë vendet e botës.

Në këtë raport, Shqipëria është e 160-a në renditjen totale, duke qenë larg shteteve të tjera të rajonit, ku më mirë pozicionohet Maqedonia, në vendin e 24-t; Kroacia është në vendin e 42-të; Greqia në pozicionin e 560-të; Mali i Zi në vendin e 81-të; Bullgaria në vendin e 91-të; Rumania në pozicionin e 136-të dhe Serbia në vend të 149-të.

Shqipërisë ia kalon madje edhe Bosnja me sistemin e saj të ndërlikuar administrativ, që renditet në vendin e 128-të.

Në vend të parë në renditjen totale janë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Arsyeja kryesore e kësaj renditjeje mjaft negative, është koha e lartë që duhet për t’u marrë me taksat - 357 orë, nga 164 orë që e ka përshembull Kosova, apo 119 orë Maqedonia.

Në përgjithësi, në vendet e zhvilluara koha për pagimin e taksave luhatet nga 150-250 orë.
Edhe totali i pagesave së taksave është i lartë - 44, nga 29, që e ka Maqedonia.

(gk/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës