Varfëria në Shqipëri ka arritur në nivelin më të lartë që prej 2018, në vitin e kaluar. Në raportin e fundit të Bankës Botërore thuhet se në vitin e pandemisë niveli i varfërisë ishte 32.6% nga 31.8% që ishte në vitin 2019.
Përpos situatës së përmirësuar ekonomike dhe rritjes së të ardhurave, ekspertët e bankës vlerësojnë që edhe këtë vit 1/3 e popullsisë së vendit do të jetojë me 5.5 dollarë dita. Konkretisht në fund të 2021 niveli i varfërisë do të zbresë në 30.8%, por edhe kjo ulje e varfërisë këtë vit rrezikohet nga kriza e punësimit.
“Pavarësisht nga nën -performanca e tregut të punës, niveli i varfërisë është parashikuar të bjerë në 2021 me 1.8 pikë përqindje në lidhje me vitin 2020. Sidoqoftë, kjo ulje supozon se punësimi do të rimëkëmbet në afatgjatë dhe çmimet e ushqimeve do mbeten të qëndrueshme”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Ndërkohë në vitin e ardhshëm niveli i popullsisë që jeton me 5.5 dollar dita pritet të zbresë në 29.3%. Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon sipas këtij raporti, pasi në Kosovë niveli i varfërisë vlerësohet të jetë 20.9%, në Serbi e Malin e Zi është përkatësisht 17.1% dhe 17.7%, ndërsa Maqedonia e Veriut ka nivelin më të ulët, ku vetë, 16.9% e qytetarëve kanë të ardhura 5.5 dollarë dita.
Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat për frymë në vitin 2020 ishin në vlerën e 4.459 eurove, me një rënie prej 323 euro krahasuar me 2019. Ndërsa këtë vit pritet që të ardhurat për banor të arrijnë në 4.782 euro, e njëjta vlerë me vitin 2019.
(Kliko ketu per te lexuar raportin e plote)
K.T.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë
6 Janar, 17:06
-
Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë, 3 fëmijët mes lotëve: Duam shtëpi të re
29 Dhjetor 2024, 13:16
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor 2024, 10:08
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030
29 Nëntor 2024, 07:39
-
Lufta në Gazë shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perëndimor
14 Nëntor 2024, 19:41
-
Tre vite në tunel tek ish-fusha e aviacionit, familja rome në Vlorë kërkon strehim nga bashkia: Jemi njerëz dhe ne
2 Nëntor 2024, 15:20
Do paguaje edvinka me salibanin. Nuk di qe meren me vete pasurite ne boten tjater. Nese e di kush, mund te na tregoje. Nese jo, pyeteni pak sbq dhe edvinken se cfare do bejne me gjithe ato leke.
Përgjigju