Raporti i Shtatorit i Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore bën një analizë të efekteve të luftës, çmimeve në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/ furnizimit.

Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e Bashkimit Evropian. Rritja e çmimit të produkteve ushqimore në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit (BiH, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi).

Kryeministri Rama tha se arsyeja kryesore e frenimit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë.

Raporti i Bankës Botërore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Shqipëria me nivelin më të ulët të inflacionit në rajon sipas Bankës Botërore, Rama: Rezultat i mburojës financiare të qeverisë mbi çmimin e energjisë

Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e BE-së, në bazë të raportit më të fundit të Bankës Botërore për sigurinë ushqimore. Këtë fakt e ka bërë publik edhe kryeministri Rama, ku përmes një postimi në Facebooj tha se arsyeja kryesore e frenimit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë.

“Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @worldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit”, u shpreh Rama.