Nivelin e të ardhurave, që është tregues për standardin e jetesës, e ka ndarë në 4 tregues. Sipas të dhënave të BB-së, rreth 58% e popullsisë jeton me 5 dollarë për frymë shkruan sot Panorama.
Me 2.5 dollarë në ditë jeton 11% e popullsisë, duke iu afruar kufirit të varfërisë. Në varfëri ekstreme jeton sot, sipas BB-së, rreth 0.6% e popullsisë, ndërsa 4.3% në minimumin jetik me vetëm 2 dollarë në ditë. Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare janë gjithnjë të kërcënuara nga varfëria. Këto të dhëna janë matur përpara se të niste thellimi i krizës.
Ndërsa opozita në të dhënat e saj publikon se 1 në 2 shqiptarë është realisht i varfër. Në një raport të UNICEF publikuar pak muaj më parë, raportohet se 23% e familjeve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, ndërsa 10 % e tyre në nivelin e varfërisë ekstreme me vetëm 3.047 lekë për frymë në muaj.
(sg/panorama/tema/shqiptarja.com)