Pas publikimit të raportit për klimën e biznesit, ku  Shqipëria u përmirësua me 32 vende, drejtori i Përgjithshëm i Tregut në Ministrinë e Ekonomisë, Ardian Maci deklaroi se  presim që të vijnë akoma më shumë investitorë në Shqipëri.
 
Por në cfarë sektorësh po punohet për përmirësim?  "Objektivi i radhës është shkurtimi i kohës për hapjen e një biznesi, regjistrimi i punonjësve.
 
Në fushën e licencimit do të kemi një rregullim për shkurtimin e afateve dhe rregullimin e legjislacionit.
 
Qëllimi është që të minimizohet koha e procedurave
"tha Ardian Maci.
 
Përsa i përket vështirësive të huamarrjes dhe kredive të këqija, Ardian Maci tha se bankat duhet të jenë më fleksibël, por kreditë me probleme i ka frenuar duke i bërë më skeptike.
 
Ai u ndal edhe te rasti i investitorit libanez që u dhunua dhe që më pas u largua nga Shqipëria duke u tërhequr nga investimi.
 
"Ajo është një ngjarje tepër e rëndë, por jo se nuk ndodh edhe në vende të tjera.
 
Ka pasur edhe në vende të tjera ku investitorët kanë rrezikuar jetën, por nuk duhet të ndodhte, ishte fatkeqësi, ishte rast sporadik.
 
Uroj që të mos ketë më ngjarje të tilla
" deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Tregut në Ministrinë e Ekonomisë, Ardian Maci në Report Tv.



d.b/shqiptarja.com