Raporti i BSH, përmirësohet
ndjesia në sektorët ekonomikë
Gjatë tremujorit të parë, sipas vrojtimeve të besimit, të matura nga Banka e Shqipërisë, treguesi i përgjithshëm i ndjesisë ekonomike (TNE) vijoi përmirësimin e nisur në tremujorin e katërt të vitit 2013.
TIRANE- Gjatë tremujorit të parë, sipas vrojtimeve të besimit, të matura nga Banka e Shqipërisë, treguesi i përgjithshëm i ndjesisë ekonomike (TNE) vijoi përmirësimin e nisur në tremujorin e katërt të vitit 2013. Treguesi tashmë shënon një rritje të ndjeshme prej 13.4 pikësh nga tremujori i kaluar, por, megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë nën mesataren e vet historike. Përmirësimi i treguesit u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të besimit të konsumatorëve, i cili mbeti pothuajse i pandryshuar nga niveli i një tremujori më parë.
Industria Sipas raportit të BSH, treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) u përmirësua me 4.2 pikë përqindjeje, ku ndikoi pozitivisht rritja e balancës së prodhimit dhe përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve në këtë sektor. TBI-ja qëndron 3.1 pikë përqindjeje mbi mesataren e periudhës 2008-2013.
Ndërtimi Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) shënoi rritje me rreth 13.9 pikë përqindjeje, përcaktuar nga zhvillimet pozitive në tre balancat përbërëse të tij. Niveli aktual i TBN-së qëndron gjithsesi rreth 2.2 pikë përqindjeje nën mesataren e periudhës 2008-2013.
Shërbimet Pas kthesës rritëse në tremujorin e katërt të vitit 2013, treguesi i besimit në shërbime (TBSH) vijoi përmirësimin në tremujorin e parë të këtij viti. Niveli i TBSH-së u rrit me 10 pikë përqindjeje në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por qëndron 3.7 pikë përqindjeje nën mesataren historike të tij.
Tregtia Treguesi i besimit në tregti (TBT) shënoi rritje për të dytin tremujor rresht, në tremujorin e parë 2014. Aktualisht niveli i TBT-së qëndron rreth 5.2 pikë përqindjeje mbi mesataren afatgjatë.
Konsumatorët Treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK) shënoi një rënie të lehtë me rreth 0.3 pikë përqindjeje. Aktualisht, TBK-ja qëndron rreth 4.0 pikë përqindjeje nën mesataren historike. Pritjet e konsumatorëve për situatën financiare në tremujorin e ardhshëm shënuan rënie me rreth 2.5%. Në të njëjtin drejtim ndryshoi dhe vlerësimi i tyre për blerjet e mëdha.
Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18