Raporti i Censusit, AK:
Qeveria pret aprovimin grek

Raporti i Censusit, AK: <br />Qeveria pret aprovimin grek
TIRANE – Aleanca Kuq e Zi (AK) i lëshoi sot një apel qytetarëve të vendit që t’i kërkojnë Qeverisë publikimin e rezultateve të çensusit, të zhvilluar tashmë 6 muaj më parë. “Qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion për pakicat etnike” dhe as “për komunitetet fetare”. Sipas AK, këto dy çështje, “etnia dhe feja, po manipulohen”.

“Sot pasi kanë kaluar gjashtë muaj, shqiptarët ende nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këto dy pyetje sepse Athina po mban peng saktësinë e të dhënave dhe po nënshtron qeverinë shqiptare me shpresë manipulimi sipas interesave Helene. Qeveria shqiptare ka dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje të direktivave helene për të t’i publikuar të dhënat e deformuara përpara kombit tone”, thuhet në një deklaratë për shtyp të AK.

Aleanca Kuq e Zi i bëri thirrje qeverisë Berisha që “të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të ‘censusit’ si dhe të shpjegojë arsyet e mospublikimit të deritanishëm e cila ka sjelle shkelje të afateve të përcaktuara në ligj. Alenca KuqeZi kërkon që qeveria të bëjë transparencë për të gjithë proçesin e ‘censusit’ për të cilin u shpenzuan plot 14 milion euro, vetëm për t’i plotësuar haraçet Athinës Zyrtare”.

“Qeveria Berisha tregoi për të disatën [herë] se është e aftë të pranojë cdo pazar dhe marrëveshje të fshehtë që dëmton kombin shqiptar dhe përmbush direktivat antikombëtare të fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e AK.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares