Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten

Raporti i Departamentit Amerikan fundosi kryetarin e PD-së Sali Berisha me raportin e fundit të publikuar, duke i dhënë të drejtë dhe mbështetur hetimet dhe akuzat e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit, për “non gratën’ dhe aferën ‘Partizani’.

Avokati Spartak Ngjela ndan po këtë mendim që e ka shprehur në mënyrë konsistente në analizat e tij, duke thënë se tani Berisha ka probleme me devijacionet psikike të njeriut nën akuzë, ndaj edhe “duhet t’ia durojmë të gjitha ato që thotë”.

Duke folur për “Studio Live” në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj, ish-deputeti u shpreh për Report Tv se me ish-kryeministrin po ndodh e njëjta gjë që shkrimtari Kafka shpjegon te libri i tij “Procesi”.

Madje ai hodhi edhe dyshimin se mënyra se si po sillet kreu i selisë blu, tregon se ndoshta kanë shkuar me çanta në SHBA për të bindur presidentin Trump për t’i hequr ‘non gratën’ apo akuzat, me mendjen se ai funksionon si biznesmen. 

“Ta gjej Saliu se kush e ka shkruar. Si mund të gënjejë njeriu për DASH-in. Por njeriut për hallin personal duhet t’ia durosh të gjitha, ka deviacion psikik, e njoh shumë mirë unë. Është në hall ai. Ai është “Procesi”, ai që ka shkruar Kafka. Ashtu është procesi i të hetuarit dhe të dënuarit që pret të dënohet me burg, kjo është psikika. Gënjeshtra, kuptohet se si duket kanë shkuar me çanta të blejnë Trump, biznesmen, e dinë presidentin amerikan të tillë, e di si veten e tij Saliu. Etika njerëzore e tregon këtë, e mendon ndryshe, se nuk është as jurist, as prokuror. Është në delir, edhe i persekucionit, edhe i madhështisë, kalojnë nga njëri te tjetrit. Kur i kap dëliri i madhështisë dalin e duket sikur do pushtojnë botën. E keni parë ju, SPAK e ka në dorë ta dënojë, ky thotë do e shkrijë. Por të shkrijë SPAK duhen 2/3 e votave, por e kuptoj është frika dhe deliri i personit nën akuzë”, thotë Ngjela.

Madje ai shprehu befasi edhe për mënyrën se si Berisha po sillet, duke diktuar gjithçka vetë dhe duke mos ia lënë avokatëve profesionistë që ta mbrojnë nga akuzat.

“Në botë individi në të tilla pozicione e ka nga natyra dhe shkollimet që ka bërë, besim të avokati, kurse këta drejtojnë avokatin, do marrin pafajësi me shprehje popullore. Ku e di ky çfarë është prova, akuza, fakti juridik dhe pafajësia, kështu që do ta durojmë”, shprehet avokati mes të tjerash.

Ngjela foli edhe për marrëveshjen ushtarake trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë, duke thënë se është “60% Iliri”, duke i cilësuar kroatët si një gjak shqiptar. Ai shtoi se kjo aleancë, ka tensionuar Serbinë, sepse përfshin marrëveshje armatimi dhe të prodhimit të tyre. Por në situatën ku perëndimi gjendet përballë SHBA-ve, kjo është diçka e natyrshme, sepse edhe BE duhet të riarmatoset, ashtu edhe siç Britania e Madhe dhe Europa e ka deklaruar nëpërmjet liderëve të saj së fundmi.

“Erdhën te Teuta e madhe, te Iliria. Është Iliria ajo, përfaqëson të paktën 60%. Ndaj ka marrëdhënie të mirë mes kroatëve dhe shqiptarëve, janë një rracë,. Por kanë humbur gjurmë, katolikë historikë, ata e dinë këtë. 60% e marrëveshjes është Iliri. Por aleanca që kanë bërë qartë ka ngritur tensionin në Beograd. Sepse bëhet fjalë për armatosjen dhe prodhimin e armëve. Këtu është tërhequr politika amerikane dhe këta këtë thonë, ikën ata, tani jemi ne dhe BE, do e bëjnë bashkë. Do prodhohen vetë, këtu nis një konkurrencë për armët e luftës dhe mbrojtjes mes SHBA dhe BE-së. Duket si lëvizje pro Moskës ajo e SHBA-ve, por mund ta ketë në funksion të interesit personal-amerikan. Mbrojtja e Europës kërkon investime në mbrojtje, ushtarake. Perëndimi europian dhe Anglia kërkon riarmatosjen e ushtrisë për mbrojtje në këtë situatë të krijuar”, shpjegon avokati për Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë

Kreu i selisë së PD-së Sali Berisha nuk ka vetëm halle me drejtësinë apo autoritetet e administratës amerikane, por edhe nga ato që shkojnë deri në personale, në lidhje me sagën e vrasjeve në Tropojë.

Kallëzimi penal nga motrat Haklaj për vrasjen e Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj, ndaj Berishës, nga 1997 dhe pas, ka rihapur një tjetër telash për ish-kryeministrin, që gjithashtu është i shpallur “non grata” nga SHBA-Britani e Madhe, dhe nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”. 

Moderatori Arbër Hitaj pyeti në ‘Studio Live’ avokatin Spartak Ngjela se çfarë ka ndodhur në atë kohë dhe nëse ka pasur ndërhyrje të agjenturave serbe, meqë ka qenë edhe pjesë e politikës dhe strukturave.

“Po të ishte agjentura serbe do ishte në favor të Saliut, do e ndihmonte. Në momentet kur fillon një akt kriminal me një fis, është krim vazhdues si fenomen, edhe ky që po shikoni me Haklajt. Koncepti i krimit vazhdues është i vështirë, shumë pak avokat e dinë, 10%, por profesionalizmi botëror e ka trajtuar bukur. Janë bërë 3 krime me të njëjtin intencion, tani quhen krim vazhdues. Ka mbetur ende pa drejtësi. Të shikojmë se si do eci, do të vërtetojnë dot këtë krim vazhdues, se është e vështirë”, tha Ngjela.

I pyetur se kishin ndodhur 150 vrasje në pak vite, pjesa më e madhe si rrjedhë e hakmarrjes, ish-deputeti e pohoi.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, një shoqëri e izoluar nga qytetërimi, e persekutuar që nga komunizmi. U doli një njeri i fuqishëm si Saliu dhe ai i përkrahu, kaloi në lokalizëm dhe morën fuqi politike. Meqë nuk e kishin të lartë psikikën e qetësisë, kaluan në krimin e hakmarrjes kolektive. Nëse shteti është i dobët, ky krim shkon deri në fund. Në perëndim shteti këto i ka ndaluar, me kulturë juridike dhe psikologjike. Të jemi të saktë në arsyetim, do shohim proceset gjyqësore. Por nuk ma merr mendja se Saliu mund të ketë rënë kaq në intelekt, në një krim në vazhdim, por se di të shohim”, tha avokati për Report Tv.

Ai u pyet edhe në lidhje me ‘dashurinë’ e re me nota të muzikës rep mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, me postime në video dhe komente ironike për njëri-tjetrin.

Ngjela e quajti “fshatareske” dhe “me intelekt të dobët”. Gjithashtu ai theksoi se Rama sillet kështu se nuk ka opozitë përballë, nuk është faji i kryeministrit, por i opozitës që ka Saliun në krye.

“Është fshatareske. Këto i bëjnë provincat me intelekt të dobët, që kërkojnë hakmarrje nëpërmjet fjalëve, fyerjeve, sharjeve, por kurrë një kryetar shteti. Si mund t’i thuash ti buf kënete kundërshtarit politik, s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Ndaj thashë për krim vazhdues. Por kuptohet se psikika nuk është e rregullt”, shprehet ai.

Dhe me një opozitë përballë, kryeministri sipas tij sigurisht që do e shfrytëzojë situatën, duke pasur kohë të bëjë edhe video-postime thumbuese me ‘bufa kënete’ apo “Lul tsunami’.

“Problemi është se s’ka opozitë. E ka ai në dorë, se s’ka opozitë. Nuk e bën Rama, ka Saliun përballë dhe e shfrytëzon. Saliu është non grata në Amerikë, nuk është në Afrikë. Edhe për veprimtari antiamerikane. Nëse janë të vërteta ato që më kanë thënë kompetentët në biseda është shumë e rëndë. Proces penal, të shohim, të shohim gjyqin, por është nën akuzë dhe s’është gjë e lehtë. Nuk kanë opozitë përballë. Këta janë nën akuzë ndaj ka dhe devijacione, me psikikë të njeriut të akuzuar, por kur kanë avokatë të fuqishëm që dinë t’i ndalojnë, nuk e bëjnë”, përfundon Ngjela.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Rama takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, shumë prej tyre të kthyer nga emigracioni

LIVE- Rama takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, shumë prej tyre të kthyer nga emigracioni