Raporti i DASH: Shqipëria nuk ka
kapacitetet për të luftuar terrorizmin

Raporti i DASH: Shqipëria nuk ka<br />kapacitetet për të luftuar terrorizmin
 “Vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina figurojnë si vende burimi për grupet e huaja terroriste”. Kështu thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën kundër terrorizmit në botë gjatë vitit 2014 ku Shqipëria përmendet bashkë me vendet evropiane që kanë përforcuar legjislacionin ekzistues në luftën kundër terrorizmit por njëkohësisht kritikohet për mungesën e kapaciteteve në këtë luftë.

Raporti e cilëson vendin tonë si një prej mbështetësve të përpjekjeve antiterrorizëm me bashkëngjitjen në koalicionin global kundër Shtetit Islamik. Në këtë drejtim përmenden amendimet që i janë bërë kodit penal vitin e kaluar nga parlamenti që adresojnë çështjen e shtetasve shqiptarë që luftojnë në Siri. Por nga ana tjetër, raporti kritikon mungesën e kapaciteteve nga autoritetet shqiptare.

“Shqipëria mbetet një vend prej nga vijnë luftëtarët e huaj terroristë që shkojnë në Siri dhe Irak”-thuhet në raport i cili vë gjithashtu në dukje se pavarësisht arritjeve në zbulimin e aktiviteteve të jashtëligjshme në trafikun e drogës, Shqipëria nuk ka mundur të ketë një qasje po aq agresive ndaj kërcënimeve terroriste. “Shqipëria nuk ka kapacitetet për të mbledhur të dhënat biometrike përveç atyre në pasaportat apo kartat e identitetit nëpër pikat kufitare. Policia e shtetit njoftoi në tetor të vitit të kaluar rritjen e njësisë së saj kundër terrorizmit.

Por nevojitet një përpjekje domethënëse për të pajisur dhe trajnuar këtë njësi në mënyrë që të arrijë kapacitetet e nevojshme për të luftuar në mënyrë efektive terrorizmin”-thuhet në raportin e DASH. Raporti përmend në këtë drejtim edhe misionin ICITAP të financuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka ndihmuar qeverinë shqiptare me një teknologji të re për identifikimin online të gjurmëve të gishtërinjve që do të sigurojë pajisje skanimi për të 26 pikat kufitare të vendit, që do të lejojë autoritetet shqiptare të mbledhin të dhëna hyrëse dhe dalëse informacionet për çdo udhëtarë të huaj.

Po kështu në raport përmendet edhe arrestimi i 9 personave në mars të vitit të kaluar nën akuzën e nxitjes së akteve terroriste, duke iu referuar arrestimit të 2 imamëve dhe 7 personave të tjerë që akuzohen për promovim të ekstremizmit të dhunshëm islamik dhe për rekrutimin e luftëtarëve për xhihad. Sipas DASH, korrupsioni i kombinuar me një sistem gjyqësor jo funksional vazhdojnë të dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e ligjit.

Raporti thekson se Europa vijon të përballet me kërcënimin terrorist dhe në shumë vende përbën një emergjencë kërcënimi që vjen prej luftëtarëve terroristë që janë pjesë e konfliktit në Siri apo Irak në radhët e grupeve si Fronti al-Nusrah Front apo Shteti Islamik.

E ndërsa numri më i madh i luftëtarëve të huaj vijnë nga vende si Belgjika apo Franca, raporti thekson se në bazë të popullsisë, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë vendet me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg