Ferizi ka bërë edhe zhvatje të parave dhe mjeteve të tjera me vlerë nga individë dhe kompani amerikane që i ka sulmuar. Vetëm një nga pagesat që i ka kërkuar nga viktimat e tyre ka qenë në vlerë prej 500 dollarësh amerikanë.
Hetuesi i FBI-së kishte zbuluar se tre muaj para se Ferizi të mbushte 17 vjet, për herë të parë kishte hapur llogari në rrjetin social “Tëitter”, prej nga kishte dërguar informacionet personale të 1 mijë e 351 amerikanëve te pjesëtarët e “Shtetit Islamik” (ISIS), shkruan në kopjen e raportit 22 faqesh të përpiluar nga hetuesi special i FBI-së, ku në detaje paraqiten aktivitetet e Ferizit si udhëheqës i Hakerëve të Kosovës (KHS) i arrestuar më 14 tetor në Malajzi.
ISIS-it i dërgoi të dhëna përmes “Twitter”-it
Raporti i FBI-së jep detaje të aktiviteteve të Ardit Ferizit dhe të personave bashkëpjesëmarrës. Më 1 shtator të vitit 2012, nga një IP adresë në Kosovë është hapur llogaria në “Tëitter” nga Ardit Ferizi, llogaria “@Th3Dir3ctorY”.
Nga kjo llogari, sipas raportit, Ferizi i kishte bërë marketing një interviste që hakerët e Kosovës e kishin dhënë për “Infosecinstitute” (institut për teknologji informative i themeluar në 1998 me bazë në Illinois të SHBA-ve).
Sipas artikullit të publikuar asokohe, i cili citohet në raportin e hetuesit amerikan, hakerët e Kosovës e kishin marrë përgjegjësinë për më shumë se 20 mijë sulme në ueb-site në tetor të 2012-s, sulme që kishin goditur qeverinë e Serbisë, INTERPOL-in me bazë në Francë, si dhe sigurimin dhe publikimin e të dhënave për 7 mijë kartela krediti të izraelitëve. KHS në këtë intervistë e kishte marrë përgjegjësinë edhe për sulmet në serverët e Microsoft Hotmail në 2011-n.
Në gusht të 2014-s, Ferizi kishte shkuar për studime të shkencave kompjuterike në Malajzi për të vazhduar nga atje sulmet kibernetike. Aty kishte sulmuar serverët e ushtrisë dhe qeverisë amerikane dhe të dhënat e vjedhura përmes llogarisë në “Tëitter”. Më 26 dhe 27 prill të këtij viti, ai i kishte bartur të dhënat te llogaria në “Tëitter”, “@Muslim_Sniper_D”, që besohet se ishte llogari e pjesëtarit të “Shtetit Islamik” të Irakut dhe Levantit Tariq Hamayun i njohur si “Abu Muslim Al-Britani”, i cili ishte me bazë në Raqqah të Sirisë.
Në këto data, ai tek adresa “@Muslim_Sniper_D” kishte dërguar të dhëna të palejueshme të kartelave të kreditit të 27 amerikanëve, 18 britanikëve e 22 francezëve duke përfshirë edhe informata të tjera siç janë emrat, adresat, kodet postare, datat e lindjes dhe informata të tjera të kartelave të kreditit. Zeri
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)