TIRANE- Bankat që operojnë në vendin tonë kanë lejuar një situatë të pashembullt në kreditimin që kanë bërë për biznesin dhe individët gjatë 5 viteve të fundit. Shqipëria është radhitur si vendi me nivelin më të lartë të kredive me probleme (hua joperformuese- NPL) në të gjithë Europën Qendrore e Lindore. Niveli i huave të pakthyera në afat janë afërsisht sa 25% e totalit të kredive. Këto të dhëna u bënë të ditura në raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Europën Qendrore Lindore dhe Juglindore. Sipas kë tij raporti, fililimi i krizës është ndjekur me një rritje të shpejtë të nivelit të NPL-ve në shumë vende. Për sa i përket rajonit, niveli i NPL-ve është mesatarisht 14%. Zgjerimi shumë të fortë të kredidhënies në periudhën 2003–2008, që u ndërpre në mënyrë të papritur me krizën financiare globale 2008-2009, u pasua me rritjen e NPL-ve. Përpara vitit 2008 niveli i NPL-ve në Shqipëri ishte 6%.
Ndëra sot ky tregues është rreth 10 pikë përqindje më i lartë se mesatarja e të gjithë rajonit. Ndërkaq sipas disa gjetjeve të një grupi pune të Nismës së Vjenës për huatë e pakthyera në afat, një rritje me 10 pikë përqindje e NPL-ve redukton rritjen e huave me 4%. Banka e Shqipërisë e ka pranuar këtë situatë në raportet e saj, ku janë parashtruar se efektet e krizës ekonomike janë përkthyer në vështirësi për kthimin e kredive. Me qëllim ristrukturimin e kredive me probleme për individët dhe biznesin, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përmes paketave rregulluese.
Në mënyrë që të lehtësojë situatën Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në politikën monetare duke ulur normën bazë të interesit për lekun. Pak ditë më parë, këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të ulë normën bazë të interesit me 0.25%. Tashmë norma e interesit është 3.25%. E gjitha kjo ka për qëllim nxitjen e rritjes së ekonomisë, që është ndikuar nga kreditë me probleme.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com