TIRANE- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë OK për performancën e qeverisë në drejtim të realizimit të zërave të buxhetit për muajt e parë të vitit në vazhdim. Në raportin e sapopublikuar mbi rishikimin e parë të marrëveshjes së zgjeruar me Shqipërinë dhe kërkesën për modifikimin e kritereve të performancës, të gjitha kriteret e performancës dhe objektivat strukturore ishin përmbushur.