TIRANE- Ministri i Financave Ridvan Bode reagon ndaj raportit të Global Financial Integrity duke e vlerësuar si një raport pozitiv për qeverinë, ndërkohë që akuzoi opozitën se po kërkon të denigrojë qeverinë me shpifje. Sipas raportit të organizatës joqeveritare me qendër në Washginton nga Shqipëria janë transferuar në mënyrë të paligjshme 1.3 miliardë dollarë amerikanë në 5 vjet
“Raporti nuk bazohet në flukse evazioni fiskal që janë të papërfshira në bilance tregtar të vendit, as në nxjerrje parash në pikat e kalimit kufitar, apo hetim të brendshëm”- tha Bode.
Sipas tij “renditja dëshmon për një raport tërësisht normal. Jemi në vendet e fundit në këtë tregues negativ”.Në raport rajonal Shqipëria është në një vend pozitiv në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia me një fluks negativ të daljes neto të parave prej 5 miliardë $, Bullgaria , Kroacia, Mali i Zi e Rumania.
Sipas Bodes ky tregues nuk ka lidhje me korrupsionin “Debati synon të përbaltë qeverinë, por në të vërtetë dëshmon të kundërtën dhe në realitet përbalt vendin me demagogji, ndërkohë që vendi është është në një pozicion shumë të mirë.”- nënvizoi ministri i Financave.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Bode tha se “Normale do të ishte që asnjë lekë të mos dalë në mënyrë të paargumentuar, por kjo ekonomi në këtë periudhë 5 vjecare bën fjalë për disa trilionë dollarë që qarkullojnë në botë, dhe që ndodhin zhvendosje të tilla parave”- tha Bode, duke shtuar se raporti është mbështetur në bilancet që janë paraqitur nga qeveria në FMN dhe BB.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15