Raporti i GFI: Elita e korruptuar
zhduku nga Shqipëria 1.3 mld $

TIRANE- Organizata joqeveritare me qendër në Washington, Global Financial Integrity raporton se brenda 5 viteve, 1.3 miliardë dollarë janë larguar nga Shqipëria nga një elitë e korruptuar.

Grupi i avokatisë kundër korrupsionit thotë se kjo shumë, ekuivalente me 1/3 e buxhetit vjetor, ka arritur të nxirret jashtë nga Shqipëria, në mënyrë ilegale përmes korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera jo ligjore.

Clark Gascoigne, zëdhënësi i Global Financial Integrity, “beson se 60 përqind e këtyre parave vijnë nga evazioni fiskal, 35 për qind nga aktiviteti kriminal dhe 5 për qind nga korrupsioni.”- citon Balkan Insight

Global Finacial Integrity ka përdorur të dhëna zyrtare të Bankës Botërore dhe të FMN-së, nga 2001- 2010 për publikimin e raportit ku Shqipëria renditet në vendin e 106-të nga 143 shtetet.
Sipas shifrave të publikuara në raport vetëm në vitin 2008, 405 milionë dollarë (306 milionë euro) janë trasferuar ilegalisht jashtë Shqipërisë. Pikërisht në 2008 u përfol korrupsioni me ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës me 250 milionë dollarë vlera e dëmit. 

Ndërkohë që një mesatare vjetore prej 131 milionë dollarë, (99 milionë euro) i kanë shpëtuar taksimit.

"Kjo është një sasi e madhe parash për një vend si Shqipëri dhe në qoftë se kjo shumë mund të kishte qëndruar brenda vendit, ajo mund të ishte përdorur në infrastrukturë, arsim dhe për të nxjerrë njerëzit nga varfëria" thotë Gascoigne.

Sipas raportit të publikuar nga GFI shuma e parave që kanë dalë në mënyrë të paligjshme jashtë vendit, çdo vit është konkretisht

Në 2005     91 milionë $

Në  2006  103 milionë $

Në 2007   315 milionë $

Në 2008   405 milionë $

Në 2009   233 milionë $

Në 2010  164 milionë $

Ndërkohë që në vitet 2001, 2002, 2003 dhe 2004 nuk ka pasur para të dala jashtë vendit.

statistika
(Foto: Ja shuma e parave që kanë dalë në mënyrë të paligjshme jashtë vendit)

Në të gjithë botën krimi, korrupsionin dhe evazioni fiskal kushtoi 858.8 miliardë dollarë në 2010, më pak se shuma prej 871.3 miliardë dollarë që ishte në 2008, viti që pasoi krizën globale. Sipas raportit, 10 eksportuesit më të mëdhenj te flukseve financiare të paligjshme në një dekadë janë:
 
1- Kina : 2.740 mijë miliardë dollarë amerikanë
2- Meksika: 476 miliardë dollarë amerikanë
3- Malajzia: 285 miliardë dollarë amerikanë
4- Arabia Saudite: 210 miliardë dollarë amerikanë
5- Rusia: 152 miliardë dollarë amerikanë
6- Filipinet: 138 miliardë dollarë amerikanë
7- Nigeria: 129 miliardë dollarë amerikanë
8- India: 123 miliardë dollarë amerikanë
8- Indonezia: 109 miliardë dollarë amerikanë
9- Emiratet e Bashkuara Arabe: 107 miliardë dollarë amerikanë



RENDITJA NE RAPORTIN E GFI

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë