Raporti i GRECO: Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit, por përmbushi vetëm katër nga dhjetë rekomandimet tona

Sipas një raporti të botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO), Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj për të parandaluar korrupsionin. Në raport shkruhet se Shqipëria ia ka dalë që përmbushë plotësisht vetëm katër nga dhjetë pikat e rekomanduara.

Më tej në raport shkruhet se vlerësohet si hap pozitiv ndërtimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe progresin që po shënon reforma në drejtësi.

Raporti i GRECO:

Raporti i botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) njeh progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e rekomandimeve të saj për të parandaluar korrupsionin lidhur me parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët, por gjithashtu kërkon një numër përmirësimesh dhe për të përfunduar reformat në pritje.

Në raportin e saj, GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria deri më tani ka përmbushur plotësisht katër nga 10 rekomandimet që ka nxjerrë në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014. Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.

GRECO e mirëpret si një hap të rëndësishëm përpara miratimit në Prill të vitit 2018 të Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, Kod ky që do të mbulojë çështje të tilla si konfliktet e interesit; aktivitete shtesë; dhurata; dhe kufizimet pas punësimit.

Konfliktet e interesit duhet të deklarohen nga deputetët që në momentin kur evidentohen dhe një procedurë është vendosur për të siguruar që kontaktet e deputetëve me palët e treta gjatë procesit legjislativ të raportohen, regjistrohen dhe bëhen publike.

Megjithatë, GRECO pendohet për mungesën e qartësisë në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave dhe sanksioneve në rast të shkeljes, të cilat nuk përmenden shprehimisht në tekstin e Kodit të Sjelljes.

Parlamenti po planifikon të zhvillojë udhëzime për të hedhur dritë mbi rregullat e përfshira në Kodin e Etikës, por që ende duhet të miratohen. Ndërgjegjësimi dhe trajnimi i deputetëve për këto rregulla është ende duke u zhvilluar.

Raporti gjithashtu pranon si një hap pozitiv fakitn që periudha e kontrolleve të deklaratave të deputetëve të mjeteve është shkurtuar dhe se ato publikohen në një faqe zyrtare. Në lidhje me gjyqtarët, një reformë e madhe gjyqësore është në vazhdim e sipër që nga viti 2014 duke vijuar me një proces verifikimi për gjyqtarët me qëllim luftën kundër korrupsionit në gjyqësor.

GRECO mirëpret faktin që, si pjesë e paketës së reformës, roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përbërë nga një shumicë e gjyqtarëve të zgjedhur nga kolegët e tyre.

Zhvillim tjetër pozitiv, pas përfundimit të reformës, është funksionimi i administratës gjyqësore, që sipas raportit nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe se ky Këshill duhet të jetë përgjegjës për vendosjen e standardeve etike dhe monitorimin e tyre.

GRECO konsideron hap pozitiv edhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Lartë si autoritet përgjegjës për trajtimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve. Nga ana tjetër, GRECO nuk është i kënaqur për vonesat e vazhdueshme në vlerësimet e gjyqtarëve.

Përsa i përket prokurorëve, raporti shënon përparim në kuadrin ligjor për vlerësimin e tyre, i cili tani përfshin më shumë kritere lidhur me integritetin dhe standardet etike, edhe pse Këshilli i Lartë Prokurorial, i cili do të jetë përgjegjës për vlerësimin e prokurorëve ende nuk ka arritur të forcohet.

Së fundi GRECO u kërkon autoriteteve shqiptare të japin një përditësim të progresit në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura duke iu dhënë kohë deri më 31 mars 2019.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia