Raporti i Inteligjencës 2011:
Politikani që pastroi paratë

Raporti i Inteligjencës 2011:<br />Politikani që pastroi paratë
TIRANE- Kanali më i fuqishëm i shpëlarjes së parave të pista nga vendi ynë është Kina e largët. Gazeta Shqiptarja.com boton sot  ekskluzivisht raportin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2011, ku thuhet se me vendin aziatik kryhen gati gjysma e transaksioneve të dyshimta të parasë.

Një politikan i lartë ka shfrytëzuar paratë e fituara me korrupsion për të blerë një banesë. Raporti shpjegon skemën se si një politikani ka shpëlarë paratë e fituara nga korrupsioni, i kryer gjatë kryerjes së detyrës shtetërore. I ofruar si një rast tipik, i zbuluar nga institucionet hetimore, në të thuhet se "personi i ekspozuar politikisht" X, gjatë kohës së kryerjes së detyrës, kishte lidhur një kontratë për blerjen e një apartamenti në vlerën 80.000 euro. Fillimisht, X kishte kryer një transfertë në favor të një shtetasje Z, që, në pamje të parë, nuk dukej të kishte lidhje me të. Vëllai i X-it kishte blerë një apartament me vlerë të deklaruar 52.000 USD, pak kohë përpara X. Shtetasja Z, në të njëjtën ditë me X, kishte blerë një apartament, në vlerën 58.000 euro dhe kontratat e blerjes për X dhe Z ishin lidhur tek i njëjti noter. X themelon një shoqëri tregtare, dy muaj pas largimit nga detyra shtetërore, si ortak i vetëm, me objekt veprimtari të lidhur ngushtë me detyrën që ky shtetas kishte pasur si politikan. Menjëherë pas themelimit, ishte bërë pjesë (ortak me 15%) i një shoqërie, me seli në një vend të njohur si parajsë fiskale dhe kjo e fundit kishte ardhur për të investuar në Shqipëri. Objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie kishte lidhje të ngushtë me punën që kryente më parë X.

Policia e Shtetit konfirmoi se shtetasi X dhe shtetasja Z bashkëjetonin dhe se në ngarkim të shtetasit X kishte pasur kallëzime të mëparshme për korrupsion. Apartamentet e blera nga X dhe Z ishin në të njëjtin pallat, kontratat ishin lidhur në mënyrë identike, shitësi ishte i përbashkët. Të dy kontratat kishin një citim, sipas të cilit afro 20% e shumës paguhej me para në dorë dhe pjesa tjetër do të paguhej me kredi bankare. Vlera reale e tregut për këto apartamente ishte afro 50% më e lartë. X, Z apo familjarët e tyre nuk kishin marrë kredi bankare për blerje shtëpie. X, edhe në vitet e kaluara, kishte kryer disa transferta (në vlera të vogla) në favor të Z. Shitësi i apartamentit, ditën e lidhjes së kontratës, kishte derdhur me para në dorë një shumë prej 92.000 eurosh, duke deklaruar se burojnë nga shitja e apartamentit të tij, ndërkohë që, sipas kontratës, vlera e shitjes së apartamentit ishte 52.000 euro
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje