Raporti i ISHP - së: Në Shqipëri ka
mbi 60 mijë përdorues droge

Raporti i ISHP - së: Në Shqipëri ka<br />mbi 60 mijë përdorues droge
Sipas një raporti të fundit të ISHP në vendin tonë ka rreth 60 mijë përdorues të rregullt të drogës. Ku në ta nuk mungojnë as fëmijë të moshës 11-vjeçare. Këta të mitur janë përdoruesit më të vegjël dhe 45 vjeçarët vartësit më të mëdhenj të drogërave duke u shndërruar kështu në kontingjentin më të rriskuar nga HIV/ AIDS.

Numrin më të lartë të përdoruesve e ka kryeqyteti, pastaj vijnë qytetet e mëdha si Durrësi, Vlora dhe Korça. Përdorimi i drogës ka arritur në nivele alarmante dhe droga merret që nga zonat më të banuara, në qoshe pallatesh apo fusha deri në ndërtesat e rrënuara në periferi të Tiranës.

Numri i përdoruesve ka bërë që edhe kërkesa për t’u futur në terapi është rritur, moshat që kërkojnë të bëjnë më tepër terapi janë ato të reja kryesisht 22-35. Terapia për përdoruesit e drogës, bëhet me metadon.

Ai ka rezultuar i suksesshëm pasi shumë prej përdoruesve të drogës i kanë shpëtuar vdekjes. Ky medikament përdoret vetëm pranë qendrave që janë krijuar për persona që kanë varësi ndaj drogës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë