Raporti i KE: Kosova progres
në marrëdhëniet me Serbinë

Raporti i KE: Kosova progres<br />në marrëdhëniet me Serbinë
Raporti i Progresit për Kosovën edhe këtë vit ka përdorur gjuhë që lë mundësi interpretimi. “Ai që dëshiron të shohë arritje pozitive, i gjen ato dhe kësaj radhe e që nuk janë pak, ndërsa ai që kërkon më shumë nga shteti i tij, gjen edhe jo pak vlerësime negative.”- shkruan sot gazeta “Zëri”

Korrupsioni, krimi i organizuar, ndikimi i politikës në gjyqësor, liria e mediave janë pjesë e kritikave negative të këtij raporti.

Sidoqoftë, Bashkimi Evropian nuk harron që ato në të cilat është e përfshirë vetë t’i paraqesë si zhvillime pozitive, si p.sh. dialogun Kosovë-Serbi që po ndërmjetësohet nga Brukseli. Në kuadër të kësaj, Komisioni Evropian sivjet e ka shtuar si titull të veçantë “normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Një nga ekspertët kosovarë më të spikatur të integrimit evropian, Shenoll Muharremi, vlerëson se Brukseli mundohet që të ruajë marrëdhëniet e mira me Qeverinë kosovare duke lavdëruar dialogun në të cilin është i përfshirë edhe vetë.

“BE-ja, komisionarët edhe delegacionet tjera, duhet të punojnë me këto institucione në baza ditore dhe kur e kemi parasysh që ata komunikojnë intensivisht mes vete e duke pasur parasysh edhe faktin që BE-ja është e përfshirë në dialog me Serbinë, atëherë ata përdorin gjuhë më diplomatike, që të mos i prishin marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovë, por këtë qasje ata e kanë edhe me qeveritë tjera, është kjo politika e tyre”, tha Muharremi, informon Zëri.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin