TIRANE- Komisioni Evropian ka dhënë një notë kryesisht pozitive për përpjekjet e qeverisë shqiptare gjatë vitit në vazhdim në zbatimin e kritereve ekonomike, për të cilat është dakord në procesin e integrimit në BE.

Sipas Direktoratit të Komisionit Evropian për Ekonominë e Financat, sa u përket kritereve ekonomike, Shqipëria rezulton të ketë bërë hapa progresi drejt kthimit në një ekonomi funksionale tregu. Por, vendi ynë këshillohet të arrijë të jetë i aftë të përballojë presionet e konkurrencës dhe të tregut nga Bashkimi Evropian në terma afatmesme, duke përshpejtuar reformat strukturore.