Raporti i KE-së, kritikon Tabaku: S’është spektakël propagandistik, duhet t’u shërbejë qytetarëve! Qeveri pasive

 

Me kritika e ka pasur fjalën e saj deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila u shpreh se fletët e progres raportit nuk janë tregues të emancipimit.

Tabaku shton se në asnjë moment nuk ka një qëllim konkret dhe të frytshëm nga qeveria për të vazhduar në rrugën drejt BE-së, përkundrazi është shumë pasive. 

“Unë bëj përpjekje titanike që të bëhen mbledhje të komisioneve dhe deputetët nuk vijnë dhe përballem me deputetët e mazhorancës që mbrojnë qeverinë e tyre. Po s’ka problem unë kështu kam bërë që në 2016-tën me inceneratorët, e vetme denoncova.

Me 12 vite në politikë unë di çdo gjë, kush është i blerë dhe se çfarë ndodh në politikën shqiptare. Kam refuzuar të jem pjesë e këtij llumi. Siç vijnë e flasin sot për rublat ruse, këta ish partia komuniste. Unë e kam treguar gjithnjë më të vërteta dhe fakte dhe kështu kam vazhduar të bëj.  Sa herë del raporti dëgjoj ministra që thonë do bëjmë më shumë duhet bërë kjo, të gjitha janë justifikime.

Ky nuk është spektakël propagandistik, ky është plan që duhet t’i shërbejë qytetarëve. (...)

Kjo qeveri është pasive për procesin e integrimit duke e kthyer në teknike. Koha e viktimizimit duhet të marrë fund, është e padiskutueshme që qeveria të krahasohet se çka bërë 10 vjet më parë. Do ishte një ëndërr e bukur që ky parlament të bëhej bashkë për të folur për qytetarët, por unë e dyshoj se do të ndodhë ndonjëherë kjo gjë. Ky është një hapi madh që do guxim për të hequr dorën nga gënjeshtrat. Këtë guxim se quaj utopi, duhet ta kenë të gjithë, ose do kapim trenin drejt BE-së ose do vazhdojmë me fletët e progres raportit në dorë me diskutime të bezdisshme politike. Ne sot harrojmë që rruga e vetme për të vepruar është rruga drejt BE-së.”-tha Tabaku në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat! Palët përplasen për integrimin evropian


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës