Albpetrol ka reaguar pas auditit të KLSH që e akuzonte për dëm në buxhetin e shtetit 15 mld lekë.
Albpetrol i cilëson akuzat e KLSH si sulm dashakeq me motive personale të Bujar Leskajt, pasi ka keqinterpretuar të dhënat dhe faktet e gjetura.
Përsa i përket borxhit të ARMO-s, Albpetrol deklaron se "është krijuar para vitit 2013 dhe gjatë dy viteve të fundit Albpetrol ka përfunduar proceset gjyqësore dhe ka angazhuar Përmbaruesit Gjyqësorë për ta ekzekutuar forcërisht detyrimin.
Albpetrolsh.a është një shoqëri tregtare dhe jo institucion publik që mbledh detyrimet e këtyre kompanive".
Albpetrol mbyll reagimin duke theksuar se do t’i drejtohet në ditët në vijim Gjykatës Kompetente Administrative ku do të kërkojmë fshirjen e këtyre pjesëve nga Raporti i KLSH.
Deklarata e plotë e Albpetrol
Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Kontrolli i Lartë i shtetit për një audit të zhvilluar në shoqërinë Albpetrolsh.a dëshirojmë t’ju sqarojmë si më poshtë:
Raporti i publikuar nga KLSH është një sulm dashakeq me motive personale i urdhëruar nga kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj kundrejt Albpetrolsh.a. Ky nuk është rasti i parë që ky institucion vepron në këtë mënyrë në dëm tëAlbpetrolsh.a.
Në mënyrë të qëllimshme dhe dashakeqe, KLSH ka keqinterpretuar të dhënat dhe faktet e gjetura. Për të ilustruar këtë mjafton të përmendet fakti që KLSH ka marrë gjetje e auditeve që vete Albpetrol apo AKBN kanë ushtruar në kompanitë e marrëveshjeve hidrokarbure si “BankersPetroleum” apo “StreamOilandGas” (tashmë Transatlantik) etj dhe i ka pasqyruar në mënyrë absurde si dëm ekonomik në Albpetrol.
Theksojmë edhe një herë se për këto gjetje të bëra nga vetë Albpetrol apo AKBN, të cilat i përkasin periudhës 2011-2013, shoqëria jonë është në një proces arbitrazhi me BankersPetroleum, ndërsa për Transatlantik është marrë masa e prishjes së marrëveshjes dhe rimarrja e dy vendburimeve.
Albpetrolsh.a është një shoqëri tregtare dhe jo institucion publik që mbledh detyrimet e këtyre kompanive.
Këto detyrime mblidhen forcërisht nga organet e Tatim-Taksave, nëse pretendimet e Albpetrol dhe AKNB gjykohen të drejta nga këto organe.
Për më tepër, siç theksuam edhe më sipër, çështjet në fjalë po gjykohen prej më se një viti në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe është kjo gjykate që jep vendimin final dhe jo KLSH.
Gjithashtu, në mënyrë absurde dhe në kundërshtim me çdo standard kontabiliteti dhe auditimi, KLSH i konsideron detyrimet apo shpenzimet e shoqërive të treta si dëm ekonomik i shkaktuar nga Albpetrol. Këto “gabime” elementare ne mund t’i interpretojmë vetëm si keqdashje të drejtuesve të KLSH pasi nuk mund të besojmë në asnjë mënyrë që audituesit e KLSH, me përvojën dhe eksperiencën që kanë, të bëjnë gabime kaq elementare.
Rast konkret është detyrimi që ARMO ka ndaj Albpetrolsh.ame vlerë rreth 50 milionë USD. Ky borxh është krijuar para vitit 2013 dhe gjatë dy viteve të fundit Albpetrol ka përfunduar proceset gjyqësore dhe ka angazhuar Përmbaruesit Gjyqësorë për ta ekzekutuar forcërisht detyrimin. Në mënyrë tëpalogjikshme KLSH e përfshin këtë shumë si dëm ekonomik çdo vit qëkryen auditime duke sjellë për pasojë një raportim fiktiv në Kuvendin e RSH.
Keqdashja e KLSH bëhet edhe më e qartë kur pagesat e kryera nga Albpetrol për transportin e punonjësve i konsideron si dem ekonomik, ndonëse ky shërbim i ofrohet punonjësve të shoqërisë prej më shumë se 50 vitesh.
Për këto arsye Albpetrolsh,ado t’i drejtohet në ditët në vijim Gjykatës Kompetente Administrative ku do të kërkojmë fshirjen e këtyre pjesëve nga Raporti i KLSH.
Drejtoriae Marketing dhe
Marrëdhënieve me Publikun
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com