Raporti i KLSH-së: Vjedhje 3
milionë dollarë tek studentët
Ndërmarrja e trajtimit të studentëve në Tiranë ka grumbulluar një dëm të konsiderueshëm ekonomik ndaj shtetit, sipas raportit të fundit të KLSH, të publikuar dje. Vetëm në dy vitet e fundit, shkeljet dhe abuzimet llogariten në 3 milionë dollarë amerikanë.
TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm ekonomik ndaj arkës së shtetit në periudhën kohore 2010-2011 prej 3 milionë dollarësh në Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve nr.1 Tiranë. Gjatë auditimit, janë konstatuar mangësi e parregullsi të ndryshme. Kështu, rezulton se Shoqëria nuk ka arkëtuar detyrimet debitore, të cilat për vitet 2010-2011 rezultojnë në vlerën 102.6 milionë lekë lekë dhe nuk ka paguar detyrimet ndaj furnitorëve e kreditorëve, në masën përkatësisht 20.4 milionë dhe 25.8 milionë lekë. Nga ana tjetër, janë përdorur për studentët 69 dhoma më pak nga ato në dispozicion, duke shkaktuar të ardhura të munguara në vlerën 19.8 milionë lekë.
Në vitet 2010-2011, kjo Shoqëri është ndëshkuar me dëmshpërblime nga gjykata, përkatësisht në vlerat 3.2 milionë lekë dhe 4.5 milionë lekë, kryesisht si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave drejtuese e vartëse të shoqërisë.
Nga ana tjetër, sipas KLSH, Shoqëria nuk ka derdhur në buxhet vlerën prej 12.1 milionë lekësh, për shkak të gjendjes së saj të dobët financiare. Gjithashtu, Shoqëria rezulton me gjendje të lartë të lëndëve të para në fund të vitit 2011, në vlerën 16.5 milionë lekë, e cila është e pajustifikuar me objektin e veprimtarisë dhe krijon risk për shoqërinë.
Ky subjekt nuk ka regjistruar në zërin "troje" të gjithë objektet që ka në pronësi në Hipotekë dhe, po ashtu, një shkelje tjetër me dëm është ajo së nuk janë llogaritur provigjione për llogaritë e arkëtueshme afatshkurtra për zhdëmtime në shumën 4.7 milionë lekë, arkëtimi i të cilave është i pamundur.
KALLEZIMINga vlerësimi i dokumentacionit të dhënies me qira të objekteve: "Ambient pranë godinës 12" dhe "Ambient pranë godinës 13", ka rezultuar se ai nuk është bërë konform akteve në fuqi, gjë, për të cilën KLSH ka arritur në përfundimin se ndodhet në kushtet e konsumimit të figurës së veprës penale, neni 248 "Shpërdorimi i detyrës". Për këtë, ka depozituar kallëzim penal pranë organeve të prokurorisë për kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës dhe dy anëtarë të këtij Këshilli.
KLSH i ka rekomanduar Prefektit të Qarkut Tiranë dhënien e masës disiplinore "Largim nga puna" për arkitekten, në cilësinë e përfaqësueses së Prefekturës së Qarkut Tiranë dhe Drejtorisë të Trajtimit të Studentëve Nr. 1 Sh.a., fillimin e procedurave për dhënien e masës disiplinore "Largim nga puna" për juristen e Shoqërisë, si dhe "Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna" për Drejtoren e Departamentit Ekonomik.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39