Raporti i KLSH-së: Inspektorët e
punës s’kontrollonin VIP-at

Raporti i KLSH-së: Inspektorët e<br />punës s’kontrollonin VIP-at
TIRANE- Sipas raporteve të Inspektoriatit të Punës, situata e punësimit në Shqipëri duhej të ishte e njejtë me atë në vende shumë më të zhvilluara. Por, Kontrolli i Shtetit ka konstatuar se inspektorët nuk kontrollonin VIP-at e biznesit, ndërkohë që merreshin me firma me 1-2 punonjës
 
Inspektoriati Shtetëror i Punës, ashtu si Tatimet, apo Njësia e Lojrave të Fatit, kanë toleruar për vite me rradhë një situatë skandaloze të deklarimit të punonjësve në shtet. Këtë e zbulon një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku konkludohet se në vite nuk janë kontrolluar subjektet me qindra punonjës, por ato me 1-2. Një numër i konsiderueshëm subjektesh të biznesit të madh nuk figurojnë fare në listat e subjekteve të vetëdeklaruara në Inspektoriat, thekson KLSH.
 
MANGESITE
“Nëse kjo do të ishte gjendja reale, arritjet e Ministrisë së Punës dhe vetë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore do të ishin madhore, duke na renditur ndër vendet me informalitet më të ulët në botë, me tregues si në Zvicër apo Danimarkë! Kjo situatë ka sjellë prishjen e ekuilibrit të raportit kontribues-përfitues, duke sjellë kërkesë në rritje nga viti në vit për financimin e fondit të pensioneve nga Buxheti i Shtetit. Auditimi konstatoi një regres të dukshëm në luftën kundër informalitetit në tregun e punës. Janë inspektuar në intervale të shkurtra kohe sipërmarrje me 1-2 punonjës, duke lënë pa inspektuar subjekte prodhuese me një numër të madh punëmarrësish dhe me kërkesa specifike të sigurimit në punë. Një numër i konsiderueshëm subjektesh të biznesit të madh nuk figurojnë në listat e subjekteve të vetëdeklaruara në Inspektorat.

U konstatua po ashtu se inspektorët nuk njohin situatën e subjekteve që zhvillojnë aktivitet në territorin e juridiksionit që mbulojnë, megjithëse, sipas rregullores së brëndshme, kanë për detyrë të kryejnë rregjistrimin e dixhitalizuar të subjekteve ekonomike që ushtrojnë aktivitet në zonën që kanë në juridiksion të kontrollit, si dhe të krijojnë bazën e të dhënave për çdo subjekt që i nënshtrohet inspektimit nga ana e tyre. U konstatua se, sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, rezultojnë të jenë të vetëdeklaruara në Drejtoritë Rajonale të tij gjithsej 22.077 subjekte fizike dhe juridike, ndërsa sipas evidencës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore(ISSH), rezultojnë gjithsej 79.085 subjekte fizike dhe juridike.

Pra, Inspektorati ka 57.008 subjekte më pak se ISSH, subjekte që kuptohet përsa kohë nuk janë në evidencë, nuk mund të jenë edhe në qëndër të vëmendjes të inspektimeve të strukturave përkatëse. Përparësi e menjëhershme është organizimi i një kontrolli të përgjithshëm nga strukturat drejtuese të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për të përcaktuar jo vetëm përgjegjësitë konkrete por edhe për të marrë masa për të përmirësuar situatën e informalitetit në tregun e punës”, thuht në raportin e KLSH që e ka audituar këtë institucion për periudhën janar 2012-mars 2013.

REKOMANDIMET E KLSH PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS
Krijimin e një baze të plotë të dhënash për subjektet që zhvillojnë aktivitet si dhe ato të inspektuara
Studimin e riklasifikimit të zonave të inspektimit për t’iu përgjigjur dinamikës së ndryshimeve urbane dhe territoriale
Studimin më të drejtë të përcaktimit të kritereve për përzgjedhjen e subjekteve për inspektim sipas specifikave, llojit të aktivitetit, numrit të punëmarrësve dhe shkallës së riskut të vlerësuar
Ngritjen e një sistemi të drejtë monitorues të punës së inspektorëve të këtyre strukturave në mënyrë që të rritet performanca e tyre
Marrjen e masave disiplinore për punonjësit në nivel qendror dhe lokal për Drejtorinë Tiranë
Organizimi i një kontrolli të përgjithshëm nga strukturat drejtuese të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete edhe për të marrë masa për të përmirësuar situatën e informalitetit në tregun e punës
 
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë