Raporti i Mjaft denoncon
shkelje të rënda në Kuvend

Raporti i Mjaft denoncon<br />shkelje të rënda në Kuvend
Lëvizja Mjaft ka publikuar raportin ‘Unë Votoj’, i cili përmban monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë të periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2011. Raporti ‘Unë Votoj’, i cili vjen në formën e një publikimi periodik, synon informimin sistematik të qytetarëve mbi veprimtarinë e hallkës më të rëndësishme të demokracisë në një republikë parlamentare, si kjo e jona, Kuvendit të Shqipërisë.

Raporti për periudhën 1 nëntor – 24 dhjetor 2011 shënon publikim e dytë periodik të Skuadrës së Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë, për sesionin e tretë parlamentar. Publikimi synon afrimin e publikut me institucionet vendimmarrëse dhe instalimin e kulturës së përgjegjshmërisë institucionale.

Raporti përqëndrohet në disa pika të veprmitarisë së Kuvendit të Shqipërisë:

- Cilat janë ligjet të cilat diskutohen në Parlament?

- Sa më përfaqëson në problematikat e mia deputeti i qarkut tim zgjedhor?

- Sa rigoroz janë deputetët tanë, të cilët duhet të jenë model për shoqërinë, ndaj respektimit të rregullave, normave e parimeve të parlamentarizmit funksional?

- Sa transparent dhe bashkëpunues me qytetarin është Kuvendi i Shqipërisë?

Mjaft denoncon shumë raste të mosrespektimit të rregullores dhe disa ligjeve: Gjatë veprimtarisë brenda periudhës së monitorimit është vërejtur një tjetër shkelje, votimi për kolegun. Parimi i qeverisjes së hapur, si dhe neni 35 dhe 43 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë janë nëpërkëmbur në mënyrë të vazhdueshme. Konkretisht, neni 35 pika 1 përcakton “Mbledhjet e komisionit, si rregull, bëhen të hapura”. Rregullorja sqaron më tej konceptin “mbledhje e hapur” duke saktësuar se e tillë quhet “mbledhja kur media, grupet e interesit ose vizitorët janë të lejuar ta ndjekin atë”.

Në muajin nëntor 2011 lëvizja denoncoi falsifikimin e procesverbaleve dhe listë-prezencave të komisioneve parlamentare.

“Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, e mbajtur në datën 25 tetor 2011, në hapjen e mbledhjes, sipas regjistrimeve të skuadrës UnëVotoj, kanë qenë të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni, ndërkohë që në votimin e iniciativës ligjore në fjalë kanë marrë pjesë vetëm 11 anëtarë, nga të paktën 12 që duhet të ishin të pranishëm, ndërkohë ne procesverbalin përkatës i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, rezultojnë të pranishëm 13 anëtar” thuhet në raportin e Mjaft.

Pas këtij konstatimi, grupi monitorues është penguar disa herë radhazi të ndjek punimet parlamentare në komisionet e përhershme, kur pjesëmarrja e publikut në mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive, siç është Kuvendi i Shqipërisë, është një e drejtë kushtetuese.

Nga monitorimi periodik vërehet se mbledhjet nisin dhe zhvillohen pa kuorumin e nevojshëm, gjë që përcaktohet në mënyrë të qartë në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Rrjedhimisht këto veprime të cilat bien ndesh me procedurat dhe normat e funksionimit të institucionit i bëjnë ligjet të pavlefshme.

Mjaft denoncon dhe faktin se administrata e Kuvendit nuk i ka vënë në dispozicion dokumentet zyrtarë-publik, të cilët me anë të një një kërkese zyrtare, duhet ti vihet në dispozicion brenda një afati 40 ditor cdo qytetari që i kërkon.

Shkeljet më flagrante nga PD e PS në Kuvend

Në seancën plenare të datës 17 nëntor 2011, deputeti i PS Agim Leka voton për veten dhe deputetin tjetër të PS, Fidel Yllin, projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 "Kodi detar i RSH".

Parashikimi i kostove financiare për implementimin e ligjit duhet te jene te mire argumentuara, gjë që nuk ndodhi në projektligji “Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale”, i cili u miratuar në datë 12.12.2011, ku nuk ishte parashikuar kostoja për blerjen e “byzylykëve” te sigurisë qe do te vendosen ne trupin e te burgosurve, megjithëse eksperti i qeverisë përmendi një vlere rreth 250.000 euro te cilat do te përdoren për blerjen e këtyre pajisjeve. deputetja e Partisë Socialiste znj. Vasilika Hysi, ngriti shqetësimin se projektligji ne fjale nuk ka te parashikuar sakte kostot financiare për implementimin e tij. Znj. Hysi i kërkoi disa here ekspertit te Ministrisë se Drejtësisë qe te shprehej për kostot financiare, po nuk mori përgjigje.

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, e mbajtur në datën 1 nëntor 2011, ka nisur në kushtet e mungesës së kuorumit, për shqyrtimin dhe votimin e , projektligjit “Për ratifikimin e dokumentit të amendimit numër një të marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike” . Në hapjen e mbledhjes, sipas regjistrimeve të skuadrës UnëVotoj, kanë qenë të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni.

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, e mbajtur në datën 8 nëntor 2011, ka nisur në kushtet e mungesës së kuorumit, për shqyrtimin dhe votimin e projektligjit “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo ushqimore”. Në hapjen e mbledhjes, sipas regjistrimeve të skuadrës UnëVotoj, kanë qenë të pranishëm 9 nga 23 anëtarë të këtij komisioni.

ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë