Një i ri që iu bashkua protestës së Sali Berishës para Kryeministrisë tërhoqi vëmendje për ‘fjalimin’ e tij prej 18 sekondash. Eugen Gjoni u ftua që të dalë në foltore, por fillimisht nuk po dukej për disa sekonda derisa më pas u ngjit në foltore.
Ishte parashikuar që ai të mbante një fjalim si gjithë të tjerët, por kur u ngjit në foltore duket se u emocionua dhe e harroi fjalimin. Ai foli shumë shkurt, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, kërkoi falje dhe më pas u largua nga foltorja.
“Përshëndetje të dashur miq e demokratë. Faleminderit që jeni sot në ditën e Rinisë, jemi munduar të bëjmë një foltore ndryshe, faleminderit për pjesëmarrjen, faleminderit shumë dhe më falni....”, tha ai.
Ky moment shkaktoi të qeshura tek të pranishmit, madje edhe vetë Sali Berisha dallohet teksa qesh dhe duartroket.
Lajmi kryesor:
Në Ditën e Rinisë, Berisha nuk mbledh as 100 militantë dhe flet për protesta masive: Të ngrihemi në idealet e studentëve të Dhjetorit









