KORÇË - 44 nga 120 premtime të dhëna për përmirësimin e infrastrukturës, turizmit, zhvillimit social, arsimit dhe mjedisit janë mbajtur nga Bashkia e Korçës. Kjo Bashki rezulton sipas raportit te organizatës “Mjaft” me premtimet me te mbajtura, krahasuar me Tiranën, Durrësin e Vlorën.
Bashkia e Korçës është drejtuar nga Niko Peleshi për vitet 2011-2013, pas marrjes të postit si zv/kryeministër, Bashkia e Korçës u fitua nga Sotiraq Filo i cili garon nën siglën e Partisë Socialiste për një mandat të dytë.
Për gjatë këtyre 4 viteve nga totali i premtimeve 40 prej tyre janë të parealizuara, 28 pjesërisht të realizuara dhe 8 janë të pamatshme. shifrat mbi performancën e qytetit të Korçës për vitin 2011-2015 janë bërë publike nga raporti i lëvizjes Mjaft.
Sipas raportit numri më i lartë i premtimeve të realizuara në këtë bashki dominon në fushën e turizmit, kulturës dhe sportit.
Nga 51 premtime për këtë fushë janë realizuar 22 prej tyre. Zhvillimi ekonomik e social, turizmi, kultura e sporti janë sektorët me më shumë punë, të cilat i kanë sjell qytetit te Korçës një pamje të re. Ndërsa sektori me problematik sa i përket premtimeve te pa mbajtura është infrastruktura dhe sektori i mjedisit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO