“Shqipëria renditet e 7 në botë për prodhimin e kanabisit. Ndonëse në Shqipëri hashashi është i jashtëligjshëm, vendi ynë garon me vendet si Holanda që e ka legalizuar mariuanën për sasinë që prodhojnë trafikantët shqiptarë me imunitet”. Kështu e nis reagimin e tij për raportin e OKB për drogat deputeti demokrat Dashnor Sula.
Ai thotë se Raporti Botëror për Periudhën 2016-2020 i jep Shqipërisë Medalien e zezë si vendi i 7 në Botë për sasinë e Kanabisit që prodhon.
“Imagjinoni po të ishte Shqipëria me sipërfaqe gjeografike sa Holanda. Do ishim jo vetëm të parët por me diferencë të pakonkurrueshme Këtu do të jemi dhe në Raportin tjetër Shqipërinë do e shohim në top 10 shtetet me intensitetin më të lartë të trafikut të drogave të foarta.
Sinjalet janë dhënë: arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku me 20 kg kokainë. Disa ditë më pas me dyfishin e sasisë u arrestua një tjetër njeri i afërt me pushtetin me kokainë të fshehur te mishi. Kjo tregon se pushtetarët kanë marrë vet në dispozicion trafikun e drograve të rënda.
Eshtë trafiku i hashashit e kokainës që ia vështirësojnë gjithnjë e më shumë qytetarëve të ndershëm. Një punonjës i ndershëm me rrogë nuk mund të blejë sot një shtëpi për të krijuar familje sepse paratë e pista e rrisin çmimin e tregut. Një punonjës i ndershëm në shqipëri nuk shkon dot për pushime në jug sepse cunat problematik (miq të mazhorncës) vijnë e pastrojnë paratë.
Të gjitha këto të planifikuara nga qeveria po detyrojnë trurin, të ardhmen e këtij vendi të largohen nga Shqipëria, dhe kjo është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të mënjëhershme. Duhet konsideruar mision për të ardhmen e vendit.
Në fakt drejtësia e re i ka dhënë sinjalet për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit, por duhet ende shumë, shumë punë. Une si ish-koleg i tyre i inkurajoj të punojnë pa iu dridhur qerpiku. Inkurajoj gjithashtu edhe Drejtorin e Policisë Gledis Nano i cili po ashtu ka nisur ti rikthej fytyrën Policisë së Shtetit. Profesionalizmi i tyre, kredibiliteti i tyre dhe vendosmëria e tyre do konsiderohet akt heroik nëse e largon Shqipërinë nga këto rekorde të zeza që e ka çuar politika”, shkruan deputeti Sula.
Lajmi kryesor: