Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka publikuar një raport për aktivitetin e Shtetit Islamik (ISIS), në të cilin thuhet se autoritetet siriane parandaluan 5 tentativa për vrasjen e presidentit Ahmed al-Sharaa.
Sipas raportit, presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa, iu bë atentat, në veri të Alepos dhe në jug të Daraas, nga Saraya Ansar al-Sunnah, një grup i ISIS-it që kreu një bombardim në një kishë në Damask verën e kaluar, shkruan The Guardian.
Një zyrtar rajonal i shërbimeve të inteligjencës konfirmoi gjithashtu se vjeshtën e kaluar ishin bërë tentativa të tjera për vrasjen Sharaa, të cilat u penguan pasi strukturat e sigurisë së Sirisë morën informacione nga një vend fqinj.
Në raportin e OKB-së thuhet se ISIS ka rritur rekrutimin e anëtarëve që nga rënia e Assadit në dhjetor të vitit 2024, duke e cilësuar Sharaa-n, i cili dikur drejtonte një grup rebel islamist, si një tradhtar.
Grupi islamik publikoi foto të Sharaa-s duke u takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si provë se ai ishte kthyer nga perëndimi dhe kishte braktisur rrënjët e tij islamiste.
Raporti thekson gjithashtu se Shteti Islamik po fokusohet në destabilizimin e qeverisë së re në Damask, duke “shfrytëzuar në mënyrë aktive boshllëqet e sigurisë dhe pasigurinë” në vend. Sipas dokumentit, Al-Saraa ka qenë “objektivi kryesor” i organizatës në Siri.
ISIS ka kryer disa sulme në Siri që nga rënia e Asadit, përfshirë një sulm ndaj ushtarëve amerikanë dhe sirianë në mesin e dhjetorit, në të cilin mbetën tre të vrarë dhe tre të plagosur.
Komente








