Raporti i OSBE për 30 qershorin/ Vasili: 30 qershori puç elektoral, sonte natë reflektimi

Pas publikimit të Raportit final për 30 Qershorin nga OSBE ka ardhur edhe një reagim nga Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.

Sipas pretendimeve të ngritura nga Vasili, raporti i OSBE tregoi qartë se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje të popullit por vetëm zgjedhje të Partisë Socialiste. Ndër të tjera sipas Vasilit OSBE e thotë qartë se në Shqipëri është instaluar një diktaturë.

Ai duke lexuar një pjesë të vogël të raportit 36 faqësh të OSBE ka thënë se 30 qershori ishte një puç elektoral.

"Pak çaste më parë u bë publike se OSBE ODIHR ika vënë vulën e turpit votimeve të Edi Ramës. Shqipëria, për shkak të Ramës ka shënuar faqen e zezë, ka mbajtur votime pa ligj, pa rregulla dhe kundër Kushtetutës. Në raport flitet më shumë se çdo koment. Nuk pati legjitimitet në zgjedhje. OSBE vë gishtin mbi pagë. Konstatimet e OSBE thonë se nuk ka pasur liri të qytetarëve për të votuar. OSBE thotë se dekreti i presidentit për 13 tetorin nuk u publikua në Fletoren Zyrtare, edhe pse publikimi i këtij akti është i detyrueshëm me ligj. Të gjithë kopukët e pushtetit nuk njohin as ligj dhe as Kushtetutë. OSBE shprehet gjithashtu se ka pasur zona kur ka pasur një kandidat. Edhe në zgjedhje që kanë qenë veç vetë, kanë numëruar vetë dhe prapë kanë vjedhur”, tha Vasili ndër të tjera.

Në fund Vasili ka thënë se nata e sotme është një natë reflektimi mbi atë që publikoi OSBE dhe që në ditët në vijim të shërbejnë për të mos lejuar që për vendin tonë të shkruhen faqe të zeza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/09/2019 07:20

    O shegerti i familjes aristokrate Meta!OSBEja vi vulosi zgjedhjet e 30 Qershorit, pirdhni pirdhni se do liroheni o Tit legeni.

    Përgjigju
  • asl: 05/09/2019 05:47

    PECO karikatura po ka diktature por eshte per hajdutet e injorantet si puna jote o gomar i raskapitur.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 04/09/2019 22:53

    O Vasil o buf pulash

    Përgjigju
  • Albi: 04/09/2019 22:53

    "Peace" Paqe sonte, or kermill, rreflekto me "sfiduesin e majave", shejt do filloni "heku njesh" ke porta e qelise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK