Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ka folur për rëndim të pozitës ligjore të Belinda Ballukut, cituar në raportin e PD-së që mbështet kërkesën e SPAK për arrestimin e saj. Braho thotë se masat e marra deri më tani për Ballukun, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendi, i referohen vetëm 2 akteve penale ( shkelje e procedurave të tenderimit për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin nr.4 të Unazës së Madhe). Kreu i SPAK sqaron se sot pozita e saj penale është rënduar teksa është marrë e pandehur për 7 lotet e Unazës së Madhe. Braho ka thënë se Balluku rrezikon dënimin deri në 35 vite burg për shkak të përsëritjes së veprës penale në bashkëpunim dhe me persona të tjerë.

"Klodjan Braho - Analiza e vendimit të Gjykatës të datës 19.11.2025, por edhe kërkesa prokurorisë në atë moment lidhet vetëm me dy procedurat e para të prokurimit. Kërkesa depozituar Kuvendit lidhet edhe me procedurat shtesë. Nëse do t'i referohemi përshtatshmërisë së masave të sigurimit, e ka rregulluar posaçërisht situatën neni 229, paragrafi 2, i Kodit Procedures Penale, ku përshkruhet se çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe sanksionin qe parashikohet për veprën penale. Jemi në situatën që rëndesia e faktit ndryshuar, nga 2, janë shtuar edhe 6 apo 7 procedura te tjera; sanksioni ka ndryshuar, nga dy dënime maksimumi i mundshëm deri ne 5 vjet, mund të jetë situata juridike që personi do të dënohet edhe për procedura të tjera të prokurimit, për secilën prej tyre. Mbajmë parasysh: vazhdimësia, përsëritja, rrethanat lehtësuese apo rënduese. Ka vazhdimësi, ka përsëritje veprimeve në kohë, ka rrethana rënduese, sepse janë kryer të gjitha në bashkëpunim me persona të tjerë, që me së shumti janë të njëjtët persona. Duke i mbledhur bashkë të gjithë këta elemente që ka parashikuar ligji, ne vlerësojmë që përshtatshmëria është më e lartë në raport me nevojat e sigurimit, që sot mund të parandalohen me masat ekzistuese, dhe kërkon një masë tjetër që t'i kënaqë nevojat e sigurimit.

“Klodjan Braho - Atëherë, kam përshtypjen se unë iu përgjigja njëherë kësaj pyetjeje, megjithatë po e qartësoj sërish. Është qartësisht e përshkruar në kërkesë çdo arsye pse kemi ardhur sot në Kuvend. Elementi që Kushtetuesja kishte pezulluar pezullimin nuk është pjesë e përmbajtjes së kërkesës. Për sa kohë nuk është pjesë e përmbajtjes së kërkesës përgjigja më e qartë është: nuk lidhet me atë pjesë, edhe pse, në vlerësimin tonë, ajo e rëndon më tepër. Nuk është kaq e thjeshtë të themi se gjyqtari e pa njëherë nevojën për nenin 258, por, përsëri, neni 258 nuk është kështu. Pra, e ka parë këtë nen në raport me dy procedura, sepse llogariti edhe rrezikun e personit të veprës, edhe mundësinë e dënimit që mund të marrë personi, ndaj me 2 episode teorikisht mund të dënohet deri në 10 vjet. Në qoftë se ato nga 2 bëhen 8 episode (fakte penale), nuk është më e njëjta situate. Është i njëjti nen, por përsëritet 8 herë. Pra, kur caktohet dënimi, caktohet për secilën vepër dhe teorikisht mund të shkojë edhe deri në dënimin maksimal me 35 vjet burg. Pra, nuk është e njëjta situatë, pavarësisht se është e njëjta dispozitë.

"Klodjan Braho - Në kërkesë është përcaktuar qartë shkaku pse kemi ardhur sot në Kuvend. Masat e sigurimin ekzistuese janë caktuar për dy procedura, për dy episode. Pas caktimit të masës janë zbuluar fakte që kanë ndodhur para caktimit të saj, të cilat tregojnë dyshime edhe për 6 procedura të tjera, me përsëritje të të njëjtës mënyrë veprimi dhe me të njëjtët persona bashkëpunëtorë. Këto fakte i janë atribuuar personit nën hetim. Përveç këtyre, shpjeguam se ka edhe procedura të tjera që janë objekt hetimi, por që nuk kanë ende një vendimmarrje, që t'i jetë atribuuar personit në hetim”, citohet në raportin e PD.


Lajmi kryesor:

PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë