Raporti i qershorit 1945: Ja
masakrat mbi çamët e pafajshëm

Raporti i qershorit 1945: Ja<br />masakrat mbi çamët e pafajshëm<br>
Në qershor 1945, pak muaj pas masakrave të fundit në Çamëri, ndërsa mijëra burra gra, fëmijë e pleq, endeshin rrugëve të Shqipërisë, të pastrehë e të traumatizuar nga masakrat e ushtruara mbi ta nga forcat zerviste,nxjerrja e nëj bilanci të kësja tragjedie ishte një emergjencë.

Këshilli Antifashist i Minoritetit Shqiptar çam, kishte hartuar me 22 qershor një raport të plotë mbi gjithë masakrat e ndodhura në zonat e Çamërisë nga qershori 1944 e deri në mars 1945.

Në raportin e firmosur nga Vehip Demi jepen detaje dhe shifra mbi vrasjet, djegjet, shkatërrimet, vjedhjet dhe shumë pasoja të tjera tragjike shkaktuar nga spastrimi i fshtrave dhe qyteteve të tëra të banuar nga çamët. 

Dokumenti është dërguar në qershor 1945 në Këshillimin e Ministrave në Tiranë dhe ruhet në fondin e Këshillit të Ministrave në Arkivin e Shtetit.

Pargë: 130 Burra

Gusht 1944- Në Filat e katunde: 198 burra, 61 gra e fëmijë, gjithsej 259.

Mars 1945- Në Filat e katunde: 142 burra,  59 gra e fmëijë, gjithsej 201

1940-1941- Të humbur burra, gra e fëmijë në  qytetet Paramethi, Pargë e Filat: 230

Nga internimi i bërë në regjimin e Metaksajt, në kohën e luftës italo-greke, të vrarë e të vdekur nga torturat...: 450

DJEGIE DHE SHKATËRIME

Të gjitha katyundet janë djegur dhe shkatëruar nga veprimet barbare të Zervës me largimin e popullsisë çame. Jepet kjo përqindje: 60% të shtëpive të djegura, 40% të shkatëruara.

Në 61 katunde në Pargë, Paramethi  Margëllëç, Gumenicë e Filat janë djegur e shkatërruar 5800 shtëpi.

Në të gjithë Çamërinë janë djegur 85 xhami.

GRABITJE NË GJË TË GJALLA- Në qytete me gjithë katunde të Margëllëc, Paramithi, Igumenicë dhe Filat janë grabitur: 17 mijë bagëti, 800 lopë e qe, 425 kuaj.

Po ashtu kanë  humbur dhe ngordhur gjatë rrugës së emigrimit 110.000 bagëti, 400 lopë e qe,  dhe 200 kuaj.

DRITHËRA DHE MISËR E VAJ TË LËNË DHE TË PRONËSUARA NGA BANDAT ZERVISTE

Këtu janë për t’u llogaritur sasitë që ndodheshin nër shtëpija familjare si dhe ndër dyqane të të gjitha gjanave ushqimore sidomos: drithëra, misër dhe vaj.

Veç kësaj duhet edhe llogaritur mbledhja e të gjithë prodhimit të vajit për vitin 1944, në të cilën stinë popullata çame ishte në emigrim.

Nuk mund të llogaritet plaçka e shtëpisë në të gjitha sendet e duhura ku çamërit kishin një stoli të veçantë shtëpije shumë të kushtushme. Mjaft të thuhet se nuk muarnë gjë me vehte. Gjithë ajo që mbeti u pronësua menjëherë, bile në sy të vetë familjevet çame, nga andartët e Zervës.

Po japim shifra vetëm për prodhimet bujqësore të lëna dhe të humbura: Braktisur nër shtëpija: 1.730.000 okë drithra, 650.000 okë misër, 620.000 okë vaj.

Humbja e prodhimit të vitit 1944: 4.000.000 okë drithëra, 3.700.000 okë misër dhe 2.990.000 okë vaj

SHËNIM.
1) Provokime të tjera. Nga muaji i shtatorit 1944 brenda kufirit Shqiptar të caktuar në vitin 1913 në rajonin e Konispolit andartë të Zervës kalojnë kufirin, rrëmbejnë qindra bagëti të çamërvet, vrasin barinj dhe kthehen në vendin e tyre. Të tilla provokime kanë qenë të dendura nga koha në kohë.

Në muajin Nëndor 1944 në ujrat shqiptare, benzinata me flamurin shqiptar kapet nga piratët zervista të detit, të cilët lundronin me një dragaminë që mbante flamurin engles. Kapin të gjithë çamërit që ndodheshin n’atë benzinatë (persona 20) i lidhin dhe i dërgojnë në Korfuz bashkë me benzinatën, fati i të cilëve nuk dihet.

Provokimet e shovenistave grekë vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në ditët e sotme. Shumë herë kanë kaluar kufirin dhe kanë grabitur kafshë në Konispol të Shqiptarëve dhe të çamëve.

Në muajin Maj 1945 40 hajdutë zervista tentuan të kalojnë kufirin shqiptar por mbasi ndeshen në trupat partizane, roje të kufirit, u ndes lufta ku vazhdoi më se katër orë.

2) Statistika e çamërvet. Gjatë rrugës emigracionit nga sëmundje dhe mjerime të tjera të emigrimit kanë vdekur një numër prej 2.400 çamësh.

Gjendja e tyre e sotme të shpërndarë nëpër krahinat e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut paraqitet në numrin prej 18.150.

Përmbledhje: Të vrarë 2300 frymë, të vdekur gjatë emigrimit 2400 frymë. Gjithsej: 4700

Gjendja e sotme 18150- Numri i përgjithshëm që paraqitej para një viti 22850

KËSHILLI ANTIFASHIST ÇAM:
(vula)
Kryetari: Vehip Demi
Sekretari: Dervish Dojaka


Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë