Raporti i ‘Reporterëve pa Kufij’ për lirinë e medias, reagon Fuga: Koha kur gazetarët qëlloheshin me armë nga policia i përkasin së shkuarës

Raporti i ‘Reporterëve pa Kufij’ për lirinë e medias, reagon Fuga: Koha kur gazetarët qëlloheshin me armë nga policia i përkasin së shkuarës

Endri Fuga

Drejtori i Agjencisë për Medien dhe Informimin, Endri Fuga, ka reaguar në lidhje me raportin e "Reporterëve pa Kufij", i cili e rendit Shqipërinë në listën e vendeve problematike përsa i përket lirisë së shtypit. Sipas Fugës, raporti i publikuar një javë më parë nuk paraqet realitetin, që sipas tij është në medien shqiptare, duke shtuar se nuk ekziston asnjë lloj presioni nga qeverisja aktuale tek asnjë gazetar apo media.

"Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tweet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik.
Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medies janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo medieve", tha Fuga.

Më tej, drejtori per mediat në Kryeministri bëri një krahasim indirekt me të kaluarën kur në vend qeveriste e djathta. Fuga thotë se nuk janë më ditët kur llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore apo edhe rastet kur gazetarët qëlloheshin nga policia në protesta. 

"Ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga agjentët e sigurimit, llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore, asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterë që qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama", vijoi Fuga.

Por, drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin pranon se jo gjithçka është perfekte, ndësa sipas tij, incidentet e vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin edhe në vende që janë të renditura më mirë në të njëjtin raport.

"A është çdo gjë perfekte? Sigurisht që jo! Por incidente të vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por kudo, madje edhe në vende që renditen shumë më lart se ne, në të njëjtin raport të @RSF_inter, edhe pse askush nuk i përmend dhe as i konsideron. Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë", përfundoi Fuga.

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, e radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Në treguesin e publikuar të martën, Shqipëria shënuar rënie, ndërsa Kosova shënuar përparim krahasuar me raportin e një viti më parë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bajo: 06/05/2022 22:47

    E kane kaluar cakun e mases por rende fare. Tashme mafia dhe rilindja jane nje dhe me fytyra te ndryshme. Si kjo e gebelsit te rames.

    Përgjigju
  • katunari: 06/05/2022 21:28

    por koha per ti ber block per 6 muaj ka ardhur.

    Përgjigju
    • Gerdeci: 07/05/2022 07:50

      E verteta faktohet thjesht fare: krahasoni lirine e medias ne kohen e Bishes me ate te sotmen dhe nguleni ne tru pergjigjen.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë