Raporti i SHISH: Gjyqtarët para vettingut po bëjnë kërdinë me vendime korruptive

Raporti i SHISH: Gjyqtarët para vettingut po bëjnë kërdinë me vendime korruptive

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), pas raportit se situata e pandemisë ka shërbyer që vendi të ishte i ekspozuar ndaj influencave jo -perëndimore, ka publikuar edhe të dhënat  mbi korrupsionin gjatë 2020. Në raport theksohet se prokurorë e gjyqtarë që janë ende në proces vettingu po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal dhe 'mbushjes së xhepave' të tyre duke shpërdoruar detyrën kundrejt  dhe abuzuar më ligjin.

SHISH shkruan se korrupsioni ka vijuar në disa sektorë të administratës shtetërore dhe sistemin e drejtësisë ku prokurorë e gjyqtarë kanë shfaqur ndikimin e tyre për lehtësime  të masës së sigurisë së të pandehurve  kundrejt pagesës.

"Edhe gjatë kësaj periudhe, korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët. Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë (prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose duke aplikuar dhënien e dënimit alternativ. Elementë të veçantë të këtij sistemi, të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vettingut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi", thuhet në raportin e SHISH.

SHISH ka bërë edhe një statistikë të vetë institucionit të tij, ku thuhet se gjatë 2020 ka pasur një aktivitet të shtuar me 13 % krahasuar me 2019. Ndërsa institucionet që kanë kërkuar më shumë informacione nga SHISH përgjatë 2020 kanë qenë Kryeministria, Presidenca  e ndjekur më pas nga ministritë. Më herët SHISH theksoi se vendi ynë nuk u kërcënuar vetëm nga pandemia gjatë 2020, por edhe nga vende jo-perëndimore, që u përpoqën të shtonin ndikimin e tyre duke përfituar nga situata e brishtë e vendit për shkak të COVID-19.

Raporti i SHISH për korrupsionin gjatë 2020

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 21/08/2021 04:54

    SHISH pirdh se litohesh me inhorsnta qe sherbejne ne ate institucion

    Përgjigju
  • Deni: 20/08/2021 21:46

    Institucione qe kane kerkuar me shume informacion???? Cudi e mesme. Kur lexon ligjin per kete SHISH thote se informon president dhe kryeminister per problemet e sigurise kombetare. Pra i bie ti informoje njesoj. Ndersa te tjeret i informon kur kostaton shkelje te ligjit, duke ruajtur burimet e informacionit. Ne asnje nen te ligjit nuk thuhet qe punon me porosi nga institucionet. Si duket ka e nevoje te mesojne ligjin e tyre...se nuk.ia paskan haberin.

    Përgjigju
  • Lapraka: 20/08/2021 21:08

    Shikoni cben ne Gjykaten e Tiranes Mimoza Kajo, ndonese ka dhene doreheqjen e cila dhe eshte miratuar nga KLGJ vazhdon gjykon duke bere kerdine. I bej thirrje medias te jete prezent cdo dite qe gjykon kjo gjyqtare. Dhe si ka mundesi ndonese ka dhene direheqjen dhe ajo eshte miratuar vazhdon ende gjykon dhe eshte gjykatese nje gjobvenese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut