Raporti i SHKB për 21 Janari: Pjesa e dyte

(pjesa e pare u publikua dje)

Një polici e paaftë dhe e ccorganizuar ishte një minus u madh për demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011. Sicc tregon pjesa e dytë e raportit që vijon të botojë sot “Shqiptarja.com”, Policia e Shtetit, në pamundësi për të kontrolluar turmën e zemëruar, ose më saktë disa individë mes saj, i la institucionet të pambuluara dhe turmën nën breshëritë e armëve të gardës. Aq e pashembëllt është mënyra e reagimit të gardistëve, aq sa në 16.40 drejtori i Policisë së Tiranës, që në dokument është numri 630, i kërkon gardës që të mos qëllojë më drejtpërdrejt në turmë, sepse njerëzit po iknin. Por njoftimi i tij u shprëfill dhe disa minuta më vonë u vranë katër protestues dhe u plagosën shumë të tjerë. Sit ë mos mjaftonte kjo, policia më pas do të plotësonte tabllonë shtazarake të dhunës, duke dhunuar në boulevard apo Brenda Kullave Binjake njerëzit që ishin aty, ndërsa dhuna do të vijonte edhe në komisariate.

II. Përshkrimi i ngjarjeve

Nga të dhënat e mbledhura gjatë inspektimit pavarësisht pamjaftueshmërisë së kronologjisë së ngjarjeve të filmuara nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për këtë qëllim, ka rezultuar se: Instruktazhi i punonjësve të PSH-së është zhvilluar nga ora 11.00 – 11.30 Në orën 11.30 janë dislokuar gjithë punonjësit e PSH-së, sipas planit të masave dhe plan
dislokimit. Në intervalin kohor nga ora 13.30 deri në orën 14.00, protestuesit kanë lëvizur nga vend grumbullimet e tyre në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, duke lëvizur drejt godinës së Kryeministrisë. Në orën 14.20, datë 21.01.2011, kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë një grup prej 300-350 demonstruesish, të cilët kanë filluar menjëherë të godasin me
shkopinj dhe sende të forta, punonjësit e policisë së rendit të vendosur në kordon, të cilët ishin të papajisur me mjete mbrojtëse. Gjatë kësaj kohe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë afruar në të dy krahët e godinës së Kryeministrisë, me qëllim që të ishin sa me afër situatës, por nuk janë futur në veprim,
duke qëndruar në gatishmëri. Në këto momente për rreth 35–40 minuta, protestuesit kanë vazhduar dhunën ndaj punonjësve të policisë së rendit publik duke rritur intensitetin e goditjeve me shkopinj dhe çadra.
Drejtuesit e shërbimit të DPQ Tiranë ju kanë bërë thirrje të qarta demostruesve nëpërmjet megafonit. Thirrjet me megafon demonstruesve për qetësi, ndërprerjen e veprimeve të dhunshme
dhe shpërndarje, janë përsëritur disa herë nga drejtuesit e shërbimit të DPQ Tiranë, por grupet e demonstruesve kanë vazhduar dhunën ndaj punonjësve të policisë. Konstatohet senë këtë fazënuk janë kryer komunikime të vazhdueshme nga drejtuesit e PSH-së
me organizatorët e tubimit, siç përcakton ligji për tubimet, kjo e vërtetuar nga intervistimet me drejtuesit e operacionit.
Duke vlerësuar situatën e krijuar, drejtuesi i shërbimit të D.P.Q. Tiranë ka urdhëruar futjen në veprim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për forcimin e kordonëve të punonjësve të rendit publik që ndodheshin përballe turmës së dhunshme, (kordonë të cilat për rreth 30-40 minuta janë goditur me gurë, hunj, dhe sende të tjera të forta), me qëllim normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e veprimeve të dhunshme të demonstruesve.
Pas rreth 10-15 minutash të menaxhimit të situatës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe duke parë agresivitetin e demonstruesve në rritje, shtimin në numër të kësaj turme, si dhe përpjekjet e tyre për të çarë kordonin e forcave të policisë dhe për të depërtuar në drejtim të godinës së Kryeministrisë, me Urdhër të Drejtuesit të Shërbimit policia ka filluar hedhjen e granatave të dorës me gaz CN, si dhe ka përdorur shotganët
12 mm dhe 40 mm me gaz CN, për shpërndarjen e demonstruesve që ishin më aktiv në ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të policisë.
Ky veprim ka rezultuar jo shumë efektiv, për shkak të mosllogaritjes së drejtimit të erës, e cila frynte me drejtim perendim - lindje dhe gazi CN i hedhur në drejtim të demostruesve, kthehej në vendin e dislokimit të forcave të policisëdhe FNSH-së, të cilët ranë nën efektin e këtij gazi për
arsye të mospaisjes së tyre me kundragaz, pamje këto që i percjell edhe media vizive. Edhe pas përdorimit të lëndëve kimike me gaz CN, një pjesë e grupit të demostruesve vazhdonte të godiste punonjësit e policisë me gurë, pllaka të trotuarit si dhe shishe me lëndë djegëse (bomba molotov). Në këto kushte, në kuadër të veprimeve operacionale taktike të përcaktuara dhe në
planin e masave, (situata e të papriturave), kanë hyrë në veprim dy automjete ujëhedhës, për shpërndarjen e grupit të demostruesve të dhunshëm që gjendeshin para godinës së Kryeministrisë.
Automjetet ujëhedhës nuk u shoqëruan me punonjës policie, për arsye të angazhimit të gjithë forcave policore në ruajtjen e godinës së Kryeministrisë, dhe rënies nën efektin e lëndëve
lakrimogjene të një pjese të tyre, konfirmuar kjo dhe nga intervistimet. Theksojmë se, ky veprim bie në kundërshtim me procedurat standarte të punës për rendin dhe sigurinë publike, e cila parashikon shoqërimin e automjeteve ujëhedhës me forca policore. Rreth orës 15.00, grupet e demostruesve kanë hipur në muret rrethuese dhe kangjellat e godinës së Kryeministrisë duke u bërë njësh me forcat e policisë, e cila në këto momente
ishte inaktive. Gjatë kësaj kohe demostruesit kanë djegur palmat brenda territorit të godinës së Kryeministrisë dhe kanë qëlluar me gurë dhe pllaka xhamat e dritareve të godinës së Kryeministrisë, duke i thyer ato. Rreth orës 15.47, turma e demonstruesve të dhunshëm filloi të shpërndahej në të dyja
anët e bulevardit, ku një pjesë e saj kaloi me shpejtësi në drejtim të Piramidës, duke sulmuar forcat e policisë me mjete të forta, si, gurë dhe pllaka të hequra nga Piramida dhe Bulevardi , ndërsa pjesa tjetër u përqendrua në ambjentet e “dy kullave” dhe në lulishten tek “Vëllezërit Frashëri”. Gjatë kësaj kohe demostruesit përmbysën disa automjete të policisë dhe private, të cilat gjendeshin në sheshin para dhe në krah të Piramidës dhe më pas disa prej tyre i dogjën. Rreth orës 16.10, të gjendur para kësaj situate, është urdhëruar menjëherë zhvendosja e dy reparteve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga pozicioni para godinës së Kryeministrisë në drejtim të pjesës veriore dhe lindore të godinës së Kryeministrisë, për të përballuar sulmin e demonstruesve të dhunshëm në këtë drejtim dhe për të mos
lejuar futjen e demonstruesve në godinën e Kryeministrisë nga këto drejtime. Rreth orës 16.15 e në vazhdim, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që u vendosen në pjesën veriore dhe lindore të godinës së Kryeministrisë, u përballen me një sulm shumë të dhunshëm të grupit të demonstruesve me mjete të forta si: gurë, pllaka trotuari, pllaka të hequra nga piramida etj. Në këtë kohë një grup demonstruesish afrohet tek porta Nr. 1 e godinës së
Kryeministrisë përballë Bulevardit dhe arrijnë që të hapin portën me forcë, duke goditur me mjete të forta gurë dhe pllaka trotuari, punonjësit e Gardës së Republikës, që gjendeshin brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë. Nga pamjet vizive konstatohet që, porta Nr. 1 e godinës së Kryeministrisë për rreth 45 minuta, nuk ka qenë mbuluar me forca policore, për shkak të ç’organizimit të tyre. Rreth orës 16.45 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë me “dy kullat” një grup demonstruesish me një automjet tip “Benz” duke e shtyrë atë nga mbrapa dhe me
shpejtësi, kanë tentuar të futen brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë nëpërmjet portës Nr.1, por automjeti ka ndaluar për shkak të pengesës metalike pas portës. Në planin e masave ka qenë parashikuar konkretisht se Njësia e Policisë Rrugore Tiranë duhet të merrte të gjitha masat e nevojshme per disiplinimin e levizjes së automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe të pastronte të gjithë zonën rreth godinës së Kryeministrisë nga automjetet e parkuara. Nga inspektimi ka rezultuar se automjete të ndryshme kanë qenë të parkuara përreth godinës së
Kryeministrisë, ndërsa automjeti tip “Benz” i përshkruar me lart nuk është ndaluar nga Njësia e Policisë Rrugore. Ky mosveprim është në kundërshtim me Planin e Masave. Duke vlerësuar situatën në tërësi dhe rreziqet që mund të vinin nga kushtet e pamjes së kufizuar, rreth orës 18.20, drejtuesit e operacionit urdhëruan fillimin eshpërndarjes së demonstruesve të dhunshëm, kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e tyre në flagrancë. Konstatojmë se, ndërhyrja e forcave të Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm është bërë me shumë vonesë. Gjithashtu, shpërndarja me forcë nga ana e policisë ka qenë relativisht e panevojshme në përpjestim me intensitetin totalisht në rënie të dhunës së demostruesve, pamje të cilat ofrohen nga fotot e administruara. Në këto momente, përveç veprimeve operacionale të sipërpërmendura, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë dhe një sërë masash tekniko-organizative-operacionale për kontrollin e të gjithë akseve rrugore, patrullimin në të gjithë qytetin e Tiranës, për parandalimin e akteve të dhunshme dhe kriminale në mbrojtje të jetës dhe të pronës së shtetasve.
Drejtoritë e Policisë së Qarqeve të tjera, u urdhëruan të marrin të gjithë masat e nevojshme për ngritjen e pikave të kontrollit në akset kryesore rrugore, me qëllim identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë të personave që kanë kryer
veprime të dhunshme gjatë demonstratës.

III.Intervistimet

Në kuadër të përmbushjes së një procesi inspektues sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës, grupi i inspektimit zhvilloi intervistime me 22 punonjës të Policisë së Shtetit të niveleve të ndryshme dhe konkretisht:
1. Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Muhamet Rrumbullaku
2. Drejtori i Drejtorisë se Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Z.Nuri LOCA
3. Drejtori i Policisë Rrugore Z. Vullnet TOPALLI
4. Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Z.Ilia NASI
5. Drejtori i F.L.O-së Z. Shemsi PRENÇI
6. Komandanti i FNSH-së 712 Z. Osman LEVANAKU
7. Komandanti i FNSH-së 731 Z.Ivzi BUSHATI
8. Komandanti i FNSH-së 751 Z.Agim BUÇPAPAJ
9. Drejtori i Policisë Qarkut TiranëZ. Sajmir MUÇA
10. Shefi i Njësisë së Policisë Rugore Tiranë Z. Fatos KOKALARI
11. Shefi i Komisariatit nr. 1 Z.Gjelosh PRENDI
12. Shefi i Komisariatit nr. 2 Z. Erzen BREÇANI
13. Shefi i Komisariatit nr. 3 Z. Florenc HOXHA
14. Shefi i Komisariatit nr. 4 Z. Lulzim SHALA
15. Shefi i Komisariatit nr. 5 Z. Sejfulla METKO
16. Shefi i Komisariatit nr. 6 Z. Dritan LAMAJ
17. Shefi i Seksionit për MbështëtjenTek-Shke & Depërtimit Z.Aldo LONDO
18. Inspektor Z. Shkëlqim HASMUÇA
19. Innspektor Z.Ahmet CARA
20. Inspektor Z. Ervis BAKERRI
21. Inpektor Z. Agustin NDOJA
22. Inspektor Z.Vladimir LICO
Punonjësit e policisë janë pyetur në mënyrë të detajuar (të cilat janë pjesë e këtij raporti) lidhur me përgjegjësitë e tyre funksionale dhe detyrat e ngarkuara, para, gjatë dhe pas demostratës së datës 21 janar 2011. Nga përmbajtja e përgjigjeve të dhëna nga punonjësit e sipërpërmendur, në përgjithesi del angazhimi i tyre në përballje me këte ngjarje të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, u intervistuan dhe qytetarë të ndryshëm në cilësinë e personave të shoqëruar dhe të arrestuar për ngjarjet e datës 21.01.2011, konkretisht:
1. Z. Renato BEQIRI, person i shoqëruar
2. Z. Juljan KAÇELI,person i shoqëruar
3. Z.Klodian SALLAKU, person i shoqëruar
4. Z. Liri HALILI, person i arrestuar
Qytetarët e sipërpërmenduar u kontaktuan dhe u pyeten në lidhje me demostratën e datës21.01.2011, për trajtimin e tyre nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë kohës së shoqërimit në ambjentet e Policisë së Shtetit, si dhe nëse kishin ankesa apo
kontestime në lidhje me shoqërimin e tyre. Personat e shoqëruar u përgjigjën që gjatë shoqërimit nuk janë keqtrajtuar dhe nuk ju
janë mohuar të drejtat dhe liritë themelore të tyre. Pas procedurave normale të verifikimit dhe identifikimit, janë lënë të lirë. Për sa i përket personit të arrestuar, gjatë procesit të intervistimit ka deklaruar se gjatë shoqërimit dhe me pas arrestimit është ushtruar dhunë nga punonjësit e Policisë së
Shtetit në ambjentet e Komisariatit Nr. 3 Tiranë, por nuk ka bëre dhe nuk ka pranuar të bëjë asnjë ankesë apo kallzim penal ndaj personave përgjegjës. Pavarësisht refuzimit për të bërë kallzim penal, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka zhvilluar nje hetim të brendshëm, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, por nuk është bërë e mundur të vërtetohet fakti i pretenduar për ushtrim dhune nga punonjësit e policisë.

IV. Masat pas demostratës

Me rivendosjen e situatës përreth godinës së Kryeministrisë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë vazhduar operacionin për kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë të personave pjesëmarrës në këtë demonstratë, të cilët u evidentuan për kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe godinës së Kryeministrisë, për dëmtimin e automjeteve dhe shkatërrimin me zjarr si dhe aktiviteteve të ndryshme
private. Gjatë inspektimit nuk u arrit të përcaktohej numri i saktë i personave të shoqëruar, pasi nuk është bërë evidentimi i tyre i plotë ne regjistrat e personave të shoqëruar, për shkak të numrit të madh të tyre dhe kohës së shkurtër të qëndrimit në
ambjentet e policisë. Pas demostratës dhe analizimit të saj, u konstatua vrasja e katër protestuesve pjesëmarrës në të, plagosja e shumë të tjerëve nga rradhët e punonjësve të Policisë së
Shtetit, Gardës së Republikës dhe protestuesve, si dhe shkatërrimi i disa automjeteve e ambjenteve para godinës së Kryeministrisë e dëmtimi në masë i disa paisjeve të strukturave policore, për të cilat Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka filluar procedimin penal.
Nga verifikimet e bëra dhe dokumentacioni i administruar rezulton se:
Janë plagosur me mjete të forta gjithsej 78 punonjës policie të rendit publik dhe 16 punonjës policie të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Janë dëmtuar 83 mburoja policie, 52 skafandra mbrojtëse, 25 shkopinj gome, 4 automjete policie.
Janë djegur 5 automjete policie si dhe 3 automjete private
Janë plagosur 37 persona demostrues, 11 prej të cilëve i janë nënshtruar ekspertimit mjeko – ligjor.
Me qëllim identifikimin e personave që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe kanë shkatërruar pronën, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, u ka dërguar të gjithë Drejtorive të Policisë së Qarqeve materialet filmike (CD), të regjistruar gjatë
zhvillimit të demonstratës së datës 21.01.2011. Strukturat e Policisë së Shtetit me datë 21.01.2011, 22.01.2011 dhe në vazhdim kanë kryer veprime procedurale, duke referuar në Prokurori, materiale procedurale në ngarkim të 126 shtetasve, për veprat penale; “Kundërshtimit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës”, parashikuar nga nenet 236, 237, 150 dhe 25 të Kodit Penal.
Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë 113 persona për veprat penale të sipërpërmendura, të cilët gjatë vlerësimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të gjithë këto arrestime janë vlerësuar të ligjshme nga kjo gjykatë, duke dhënë masa sigurie, si me poshtë:
- 14 shtetas – “arrest në burg”
- 22 shtetas - “20 ditë arrest në burg”
- 4 shtetas - “15 ditë arrest në burg”
- 2 shtetas - “arrest në shtëpi”
- 84 shtetas - “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”
Strukturat e posaçme të hetimit dhe parandalimit të krimeve në Drejtoritë e Policisë në Qarqe, kanë kryer identifikimin nëpërmjet materialeve filmike të personave pjesëmarrës
në demonstratë, që kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë bërë referimin në prokurori për veprat penale të parashikuara nga nenet 236, 237, 150 dhe 25 të Kodit Penal. Prokuroria bazuar në këtë dokumentacion ka nxjerrë urdhër ndalimi për 13 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Për kryerjen e veprimeve procedurale në mbështetje të grupit hetimor të krijuar nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë, strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, kanë angazhuar gjithsej 122 punonjës policie, nga të cilët 55 specialistë të strukturave të posaçme të hetimit e parandalimit të krimit, 36 ndihmës specialistë për hetimin e parandalimin e krimit dhe 31 ndihmës specialistë gjyqësor. Në përmbushje të detyrimeve për hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, nga
DPQ Tiranë, u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve për të dëshmuar pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në lidhje me dëmtimet e pronës, shëndetit apo çdo pasoje tjetër e
ardhur si shkak i kryerjes së veprimeve të dhunshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të demonstratës së datës 21.01.2011.
Salla e Drejtimit dhe Komandimit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, në zbatim të planit të masave, ka patur detyrimin e koordinimit të veprimeve të strukturave të Policisë se Shtetit të angazhuara me shërbim gjatë demostratës.

URDHËRAT

Nga këqyrja e Librit të Pasqyrimit të Urdhrave të Shërbimeve të Përforcuara Viti 2011, konstatohet se lidhur me ngjarjet e 21 janarit janë dhënë disa urdhra, ku veçojmë disa prej tyre si:
Datë 21.01.2011 ora 10:40, me porosi të 630 (drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Saimir Mucca-shënim i redaksisë) të gjitha shërbimet kalojnë në kanalin 11 të radios dhe vetëm 630, 631 dhe 632 do të komunikojnë në kanalin 51.
Datë 21.01.2011 ora 11:55 me porosi të 630 shefat e komisariateve takim tek Hotel “Rogner”.
Nga ora 13:55 deri në orën 14: 15 janë raportuar nga shërbimet e vendosura në vendgrumbullimet e protestuesve, informacione mbi lëvizjen e turmave.
Në orën 14:55 në kanalin 11 njofton 630 që 640 e komisariateve të organizojnë forcat që të mos qëndrojnë të shpërndara.
Në orën 15:25, 15:55 jep urdhër 630 që një zjarrfikese të kalojë tek sheshi “Nënë Tereza” dhe një tjetër tek “Piramida”.
Në orën 16:00 njoftohet nga 620 se ka të dëmtuar punonjës policie dhe punonjës të Gardës së Republikës dhe se duhet të afrohet një ambulance.
Në orën 16:10 njofton 635/1 se nga rruga e Ambasadës së Republikës së Serbisë po afrohet drejt sheshit nje grup i pajisur me shishe benzine.
Në orën 16:20 njofton 620 se duhet të kontakohet salla e emergjencave e DPPSH dhe Garda e Republikës, për përdorimin e nje helikopteri për hedhjen e lëndëve lakrimogjene mbi protestuesit. Në orën 16:40 njofton 630, të njoftohet Garda për të mos qëlluar me armë se turmat po tërhiqen drejt selisë së Partisë Socialiste.
Ora 17:10 njofton 630, të raportohet gjendja e personave të shoqëruar në çdo komisariat te Tiranës.
Ora 17:15 njofton 630 për shpërndarjen e të shoqëruarve që gjenden në Komisariatin Nr. 1 në të gjithë komisariatet e tjera.
Ora 17:35 urdhëron 630, për përforcimin e shërbimeve tek Morgu i Tiranës. Ora 17:43 urdhëron 630 për dërgimin e një shërbimi policor të Komisariatit Nr. 3, tek Spitali Ushtarak.
Ora 18:44 urdhëron 630, që të punohet me të gjithë personat e shoqëruar në komisariate dhe të mos përdoret dhunë,për shkak të ngarkesës psikologjike të punonjesve të policisë shkaktuar nga dhuna e përdoruar ndaj tyre, gjatë demostratës.
Ora 20:46 me porosi të 630 dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të kalojnë në gadishmëri të gjitha forcat e Policisë.
Nga ora 22:15 deri në orën 23:20 janë dhënë disa urdhra në lidhje me masat e marra për kontrollin e personave dhe mjeteve te dyshuara për veprime kriminale.
Me shkresë Nr. 430/26, datë 25.01.2011, Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë, në funksion të Planit të Masave Nr. 430/9, i ka kërkuar Raport Analitik, për ngjarjen e 21 Janarit, të
gjitha strukturave vartëse të D.P.Q, Tiranë.
Me shkresë Nr. 430/43, date 28.01.2011, D.P.Q.Tiranë dërgon në Departamentin e Sigurisë Publike në D.P.P.Shtetit, analizën e bërë për ngjarjen e datës 21.01.2011, si dhe problemet e konstatuara si rezultat i disa të metave dhe mangësive.
Me shkresë Nr. 348/1, datë 25.01.2011, Zv/Drejtori i Përgjithshem për Sigurinë Publike, i kërkon Drejtorise së Policisë Qarkut Tiranë, Drejtorise së FLO-së, Drejtorisë së Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Policisë Rrugore, zhvillimin e analizës për veprimin e strukturave të Policisë gjatë menaxhimit të demostratës së datës 21.01.2011.
Në përfundim, grupi inspektimit kreu verifikimet e duhura lidhur me faktin nëse ka patur ankesa nga qytetarët për përdorimin e dhunës nga punonjësit e policisë së shtetit, gjatë demostratës së datës 21.01.2011 dhe në vazhdim, nga ku konstatoi se:
- Nuk është bërë asnjë ankesë në formë verbale apo shkresore në Policinë e Shtetit
- Nuk është bërë asnjë ankesë në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, për tejkalim kompetencash apo ushtrim dhune nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, grupi inspektimit administroi dhe rekomandimin e Avokatit të Popullit, i cili i është dërguar per njohje Ministrisë së Brendshme. Kjo shkresë trajton sjelljen dhe
zbatimin e procedurave nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit të protestuesve për ngjarjet e 21 janarit.
Pavarësisht se në rekomandimin e Avokatit të Popullit përmendet që protestues të ndryshëm janë keqtrajtuar nga struktura të veçanta të Policisë së Shtetit, gjatë verifikimeve të bëra nga grupi inspektimit, nuk u gjeten prova, fakte apo evidenca
konkrete, për të vërtetuar një gjë të tillë. Megjithatë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në zbatim të detyrimeve të tij ligjore,
për ti garantuar komunitetit një polici të përgjegjshme, transparente dhe në përputhje me standartet, është në shërbim të qytetarëve për të administruar dhe ndjekur çdo ankesë, ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit, pavarësisht gradës dhe funksionit.

Shënime:

Të dhënat dhe konkluzionet që parashtruam më lart, mbështeten në provat shkresore dhe intervistat e ndryshme, që janë pjesë e këtij raporti.
Dokumentacioni që është administruar nga grupi i inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë dhe Reparteve FNSH, është fotokopje e njehsuar me origjinalin me vulën e institucionit përkatës.

V.Konkluzione

Në përfundim të inspektimit, u arritën këto konkluzione kryesore:
Masat paraprake organizative të ndërmarra nga strukturat e Policisë së Shtetit lidhur me demostratën e datës 21.01.2011, përgjithësisht kanë rezultuar conform ligjeve dhe akteve nënligjore që normojnë veprimtari te tilla.
Konstatohet një performancë jo e mirë e strukturave të Policisë së Shtetit, në mbledhjen infomacionit në kohën e duhur që të paraprinte marrjen e masave të duhura nga Policia e Shtetit, për përballimin e situatës së krijuar.
Studimi dhe rikonjicioni i terrenit përreth godinës së Kryeministrisë nuk është bërë i plotë, gjë që solli dhe mos mbulimin me shërbim policie të gjithë perimetrit të jashtëm të godinës së Kryeministrisë. Nuk ka funksionuar mirë, zinxhiri vertikal i komandimit nëpërmjet kanaleve të komunikimit, nga drejtuesit në bazë, madje për nje periudhë të konsiderueshme
nuk ka patur fare komunikim. Vendosja e drejtuesve të operacionit ishte jo e drejtë, pasi ata ishin vendosur në kordonin e parë, gjë që solli kufizim të fushëpamjes duke mos arritur të
kontrollohen të gjitha shërbimet e dislokuara. Efektivat e Shërbimeve të Rendit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, nuk
ishin të pajisura plotësisht më pajisje speciale e mjete mbrojtëse si; kaska mbrojtëse, mburoja policie, veshje për mbrojtje ndaj goditjeve me sende të forta, lëndë kimike (sprajt lotsjellës individual, granata me gaz CN, fishekë me gaz 12
mm dhe 40 mm), automjete ujëhedhës, të cilat në të tilla raste janë të domosdoshme dhe të detyrueshme për përmbushjen e detyrës.
Vendosja e shërbimeve të Policisë në orën 11.00, tek godina e Kryeminitrisë tre orë para zhvillimit të protestës, ishte e parakohshme dhe për pasojë solli lodhjen e forcave.
Punonjësit e shërbimeve të rendit dhe sigurisë publike, nuk janë trajnuar për përballimin e situatave të tilla.
Nuk është përdoruar forca në momentin e duhur dhe në mënyrë të
përshkallëzuar nga forcat e Policisë së Shtetit, madje në disa raste, sidomos gjatë shpërndarjes së protestuesve, përdorimi i mjeteve të forcës (shkopinj gome), ka qenë i panevojshëm.
Nuk ka rezultuar efektiv përdorimi i lëndëve lakrimogjene dhe i automjeteve ujëhedhës, ndaj protestuesve.
Punonjësit e policisë që kishin në përdorim këto pajisje, treguan paaftësi profesionale gjatë përdorimit të tyre.
Megjithë punën e bërë nga strukturat e inspektuara, duam të sjellim në vëmendjen e tyre disa rekomandime, zbatimi i të cilave mendojmë se do të përmirësojë edhe më tej punën e strukturave të policisë së shtetit, në situata të ngjashme.

VI. Rekomandime

1. Të zbatohen me përpikmëri kërkesat eLigjit Nr. 8773, datë 23.04.2011 “Për Tubimet”, konkretisht:
-Struktura përkatëse policore të shprehet zyrtarisht për garantimin ose ndalimin e zhvillimit të tubimeve.
- Të caktohet oficeri përgjegjës për të ndihmuar dhe vëzhguar zhvillimin e tubimit.
- Të bëhen filmime dhe fotografime të sakta dhe kronologjike të zhvillimit të tubimit.
2. Të përmirësohet puna parandaluese e strukturavetë Policisë së Shtetit, për:
-Marrjen e informacioneve në kohë.
- Planifikimin e forcave dhe dislokimin e tyre në bazë të informacioneve paraprake të siguruara.
- Identifikimin dhe evidentiminnë kohë të personave me precedent
kriminaldhe penal, për të cilët ka të dhëna që mund të përfshihen në akte të dhunshme.
- Studim dhe rikonicjon i plotë i vendit ku do zhvillohet tubimi.
3. Të merren masa të menjëhershme për pajisjene strukturave të rendit publik dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë me mjetet e nevojshme logjistike, për përballimin e situatave të tilla.
4. Të parashikohen trajnimet e duhura për struktura të veçanta të Policisë së Shtetit, për të përballuar situata te tilla.
5. Të hartohen plane masash me detyra të qarta dhe përgjegjesi konkrete, për gjithë punonjësit e PSH-së që angazhohen në veprimtari të tilla.
6. Të sigurohen mjete efektive dhe kanale të qarta komunikimi vertikalisht dhe horizontalisht, ndërmjet strukturave të Policisë se Shtetit, gjatë zhvillimit të demostratave.
7. Të sigurohet dhe instalohet një server qëndror, për regjistrimin e gjithë komunikimeve ndërmjet punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë zhvillimit të këtyre operacioneve policore.
8. Të bëhen studime të hollësishme në lidhje me ndryshimin e strukturës organike dhe rialokimin e burimeve njerëzore me qëllim rritjen e numrit të FNSH-ve, në përpjestim të drejtë me numrin e përgjithshëm të forcave të Policisë së Shtetit.
9. Grupet e monitorimit që parashikohen në plane masash duhet të kontrollojnë dhe drejtojnë operacione të tilla nga vendkomanda të posaçme, në mënyrë që drejtimi dhe kontrolli i situatës të jetë efektiv dhe efiçent.
10. Përdorimi i forcës duhet të jetë në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë dhe nuk duhet te kapërcejë kufijtë e nevojës për situatën e paraqitur.
11. Të zbatohen me rigorozitet Procedurat Standarte të Punës, në lidhje me përdorimin e pajisjeve speciale (situata e të papriturave), të përdorimit të gazit lotsjellës dhe përdorimit të automjeteve ujëhedhës.
12. Të respektohen me përpikmëri të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, gjatë shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit.

FALENDERIM
Grupi i inspektimit i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm falenderon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e strukturave të varësisë për
bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe gadishmërinë e treguar gjatë zhvillimit të inspektimit. Ky raport i përpiluar në 46 faqe është bazuar në parimet e përgjegjshmërisë, paanshmërisë dhe transparencës.
Përgjegjësi i Sektorit të Inspektimit
Florian SULEJMANI
Përgjegjësi i Sektorit të Drejtimit
Enkel MUSAJ
Inspektore
Rita GJATI
Hetues i parë
Fatos BALLA
Hetues
Olti REÇI
Hetues
Altin MORINA

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë