Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet

Ndikimi i luftës në Ukrainë do të ndjehet edhe në ekonominë e vendit për një periudhë të gjatë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se sipas një vrojtimi të kryer me bankat vërehet se ndikimi negativ i luftës në ekonomi do të jetë mbi 1 vit. 

“BSH ka bërë një vrojtim me bankat për luftën, pritet që kohëzgjatja e ndikimit negativ në ekonomi do të jetë mbi 1 vit. Presin rritje të fortë inflacioni, thellim të deficitit buxhetor dhe përkeqësim të bilancit buxhetor”, vlerëson Banka e Shqipërisë.

Sipas Bankës qendrore kriza e nisur do të sjellë ulje të konsumit, ulje të investimeve, rritje të kostove të prodhimit dhe ngadalësim të ekonomisë. 

“Agresioni ushtarak në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë ashpërsuar më tej problemet globale me prodhimin dhe ofertën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës , gazit, drithërave dhe metaleve. Projeksionet e BSH raportojnë për rritje afatshkurtër për inflacionin, që do të shkaktojnë rritje të kostove të prodhimit, uljen e konsumin, uljen e investimeve dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike”, thotë BSH.

Nga lufta e nisur në Ukrainë, katër janë sektorët që pritet të goditen më shumë. 

“Sektorët që pritet të ndikohen më së shumti janë Energjia, drithërat, ndërtimi e turizmi. Në një analizë specifike të ekspozimit të Shqipërisë ndaj Rusisë tregon se importet me Rusinë dhe Ukrainën zënë vetëm 1.5% dhe 2% të totalit të tregtisë së mallrave. Shqipëria importon 40% të drithërave nga Rusia, ndërsa importet nga Ukraina janë të parëndësishme. Në afatgjatë duhet të merren masa për të ulur varësinë ndaj vendeve të tjera për ushqime dhe energjinë elektrike”, pohon BSH.

Sa i takon ndikimit të sektorit bankar nga lufta në Rusi, rreziqet nuk janë mëdha për shkak se ne nuk kemi lidhje direkte me Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë.

“Sektori bankar i Shqipërisë nuk pritet të ndikohet nga konflikti Rusi-Ukrainë, por bankat duhet të vlerësojnë rreziqet e reja dhe të marrë masa për to. Bankat nuk presin ndikim të ndjeshëm të aktivitetit të tyre nga lufta, por shprehin shqetësim të madh për mundësinë e sulmeve kibernetike dhe cilësinë e kredisë”, sqarojnë ekspertët e BSH.

Këto vlerësime u dhanë gjatë prezantimit të raportin e stabilitetit financiar të gjashtëmujorit të dytë 2021, ku një vëmendje e shtuar i kushtohet rimëkëmbjes ekonomike, rritjes së kreditimit dhe investimeve.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ola: 29/04/2022 18:16

    Rrisni interesin baze te lekut o injorantet e BSH. Ju po i beni me dem ekonomise shqiptare se ata gomeret e MF.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja