Raporti, ILDKP nuk bën publike
pasurinë e deputetëve për 2012

Raporti, ILDKP nuk bën publike<br />pasurinë e deputetëve për 2012
TIRANË - Instituti i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk bën publike deklarimet e deputetëve për vitin 2012. Këtë fakt e pohon raporti “Un Votoj” i Lëvizjes “Mjaft” e cila ka bërë monitorimin e parlamentit për periudhën 2009-2013.

Në raport theskohet se ndonëse është bërë kërkesë pranë këtij institucioni para gjashtë muajsh lidhur me këto të dhëna asnjë dokumnetacion nuk u është vënë në dispozicion lidhur me të dhënat për pasuritë për vitin që lamë pas.

Transparenca e Kuvendit të Shqipërisë vijojnë të mbetet ende një problem shqetësues sipas raportit të “Mjaft”. Në 50 kërkesa të dërguar këtij institucioni për informacion vetëm gjashtë prej tyre kanë marrë përgjigje, ndërsa nga 44 kërkesa për informacione financiare kanë mbetur ende pa një të tillë.

Prania fiktive e deputeteve në komisioniet parlamentare është një tjetër fenomen i hasur legjislaturën e shkuar, ndërsa llogaritet që kjo të këtë shkaktuar një dëm ekonomik prej 1.4 milione lekësh.

Nga vëzhgimi konstatohet se janë kryer 214 shkelje të rregullores së Kuvendit, dhe 18 raste të tjera sa i përket respektimit të etikës parlamentare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet