Raporti/ Ilir Meta: Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave

Raporti/ Ilir Meta: Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vijon me postimet në rrjetet sociale, teksa shpërndan shkrime dhe raporte dhe hedh akuza të rënda mbi qeverinë. Së fundmi Meta ka reaguar pas raportit nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar e cila thekson se paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në sektorët e ndërtimit dhe në turizëm.

Meta ka shkruar në një postim nmë Facebook se është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem.

"Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që "nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme". Raporti sqaron se "çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2.  Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 - 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021".  Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore", shkruan Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/05/2021 02:14

    Shiko kush flet per lavatrice,<<Fshesa me korrent>> e presidences, qe perlau pa pike turpi, 7% me bllok ne dore,ne video, ne sy te te gjithe shqipove!!!

    Përgjigju
  • KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/05/2021 14:33

    O like floriri po vjedhet e tua i meritojn Shqiptarët ? E të mbajn dhe si president një maskara si ty. Një hajdut , një mashtrus, një burec ordiner. Zoti mart hak te tipa si ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë