84 aksidente rrugore ndodhën gjatë muajit janar 2022 në vend, teksa trendi vijon të jetë në ulje, me 21.7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ulje ka pësuar edhe numri i të aksidentuarve, me 28 më pak. Qarku me numrin më të lartë të të aksidentuarve vijon të mbetet Tirana, me 43.6% të rasteve.

Sipas Institutit të Statistikave, shumica e aksidenteve janë bërë nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Këtë muaj, ekspertët e INSTAT kanë marrë në analizë edhe shpërndarjen e aksidenteve përgjatë ditëve dhe orareve javore, nga ku ka rezultuar se shumica e aksidenteve ndodhin të martën, duke zënë 26,2 % të numrit total të aksidenteve në 7 ditët e javës.

Orari i paradites është kryesisht kryesori kur ndodhin përplasjet rrugore, duke nisur nga mëngjesi në orën 08:00 deri në 12:00 në mesditë, orar i cili zë 23.8% të aksidenteve.

Muaji shkurt ndërkohë ka nisur jo shumë pozitivisht me aksidentet, të paktën në Tiranë. Në harkun kohor të 17 ditëve janë regjistruar të paktën 4 aksidente fatale në zona të banuara, me 4 viktima, 3 prej të cilave këmbësorë.  

Aksidentet për muajin janar 2023 dhe atë 2022
 

Aksidentet sipas ditëve të javës
 

Aksidentet sipas fashave orare