Raporti, ja sa para shpenzuan të huajt për turizëm në Shqipëri dhe rajon

Raporti, ja sa para shpenzuan të huajt për turizëm në Shqipëri dhe rajon

Foto ilustruese

Rreth 14.8 % e PBB-së së vendit tonë gjatë vitit të shkuar janë nga shpenzimet e turistëve të huaj.

Një hartë e nxjerrë së fundmi nga The Independent tregon se çfarë përqindjeje e të ardhurave të një ekonomie botërore vjen nga turizmi ndërkombëtar. Ndryshe nga shumica e hartave që tregojnë numrin e vizitorëve ose shumat e shpenzuara, kjo hartë tregon të ardhurat nga vizitorët e huaj si përqindje e PBB-së së çdo vendi. Independent shton se kjo statistikë mund të lexohet edhe si “sa vizitorë të huaj kontribuojnë në ekonominë e secilit vend”.

Të dhënat janë nga viti 2017 dhe burojnë nga raporti u fundit i Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së. Në Ballkan, peshën më të madhe të shpenzimeve të të huajve e ka Mali i Zi, me rreth 21.8 % të PBB-së së vendit, ndjekur nga Shqipëria. Shumë më të ulët e ka Serbia dhe Maqedonia, të cilat nuk janë vende bregdetare.

Gjetje për t’u theksuar:

–   Kjo hartë tregon të ardhurat vetëm nga vizitorët e huaj. Industria e turizmit në shumicën e vendeve është shumë më e madhe sesa tregojnë këto shifra, por shumica e tyre janë turizmi i brendshëm, i cili nuk përfshihet në këtë studim.

–  Numrat për disa vende janë pakësuar. Për shembull, numri i Nepalit dhe Butanit nuk përfshin turistë nga India, megjithëse kjo duhet të llogaritet si “turizëm ndërkombëtar”. Kjo për arsye se vizitorët normalisht numërohen në kalimet kufitare, por kufiri i hapur midis Indisë dhe këtyre vendeve do të thotë që kalimet kufitare zakonisht nuk regjistrohen. Kjo situatë mund të ekzistojë edhe në vende të tjera në botë.

Kontributi i turizmit në PBB-në e Shqipërisë pritet që të jetë 26.3% për vitin 2018 sipas Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (ËTTC) në raportin për vitin 2018 për ndikimin në ekonomi. Ky raport parashikon që turizmi shqiptar do të rritet me ritme pozitive. Sipas tij, kontributi i drejtpërdrejtë i këtij sektori në PBB në vitin 2017 ishte sa 8.5% e PBB-së. Kjo parashikohet të rritet me 3.9% në 393.3 miliardë lekë në vitin 2018. Monitor



 

Grafiku në pjesën e poshtme të majtë tregon rritjen e të ardhurave të turizmit gjatë vitit të kaluar për 3 vendet e para në secilën zonë gjeografike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi