Në mbarë botën është shtuar rreziku i arrestimit të gazetarëve. Kina, Izraeli dhe Mianmari janë ndër vendet kryesore që burgosin gazetarët, sipas të dhënave të fundit nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Deri më 1 dhjetor të vitit 2024, 361 gazetarë u ndaluan në shkallë botërore për punën e tyre. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se të dhënat tregojnë shifrat e arrestimeve vetëm gjatë 12 muajve të fundit. Zëri i Amerikës bisedoi me shefen ekzekutive të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Jodie Ginsberg.
“Një numër më i madh (gazetarësh) do të kishte kaluar në një farë mënyre përmes sistemit të drejtësisë gjatë vitit, gjë që është e qëllimshme. Shtimi i çështjeve gjyqësore ndaj gazetarëve është një taktikë e qëllimshme e qeverive për t’u mbyllur gojën gazetarëve”.
Disa vende, përfshirë Bjellorusinë, Rusinë, Vietnamin, Iranin dhe Eritrenë, kanë burgosur një numër të lartë gazetarësh. Në Izrael është dyfishuar numri i gazetarëve të ndaluar. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve vë theksin tek struktura e censurimit.
“Aty përfshihet vrasja e gazetarëve, ndalimi i tyre, ndërprerja e transmetimeve, vënia në objektiv e objekteve mediatike, tërheqja e fondeve qeveritare nga gazeta izraelite Haaretz”, thotë Jodie Ginsberg me Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Izraeli nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar por më parë e ka mohuar se ka vënë në shënjestër gazetarët.
Kina mbetet vendi që burgos më shumë gazetarë, me më shumë se 50 pas hekurave. Mes tyre është publicisti pro-demokracisë, Jimmy Lai, i cili po gjykohet nën akuza të sigurisë kombëtare, në një çështje që shihet si gjerësisht e motivuar politikisht. Ekipi i tij ligjor ndërkombëtar thotë se rasti nxjerr në pah se si përdoren ligjet kundër gazetarëve. Caoilfhionn Gallagher është një avokate për të drejtat e njeriut.
“Po shohim në mënyrë rutinë që autoritetet, në vend që të përdorin instrumente tradicionale si për shembull akuzat për shpifje, apo ligjet kundër terrorizmit, po përpiqen të përdorin edhe ligje të tjera që diskreditojnë gazetarët.”
Në një email dërguar Zërit të Amerikës, Kina mbrojti qëndrimin e saj ndaj medias. Hong Kongu e ka mohuar vazhdimisht se çështja e zotit Lai ka motive politike.
Rusia liroi nga burgu gazetarët amerikanë Alsu Kurmansheva dhe Evan Gershkovich ndërsa renditet në vendin e pestë për burgosjen e gazetarëve, me 30 gazetarë pas hekurave.
Mes gazetarëve të burgosur në shkallë botërore janë edhe korrespondentët e Zërit të Amerikës dhe mediave simotra të saj. Ata mbahen në burgjet e Mianmarit, Bjellorusisë, Rusisë, Vietnamit dhe Azerbajxhanit, të cilat renditen mes 10 vendeve kryesore që burgosin gazetarët./ VOA
Si ka mundesi sepse keto vendet perendimore i mbajne cifutet sikur jane vend “demokratik “ ? Faktet flasin komplet ndryshe qe cifutet jane nje vend nazist qe kryejne genocid te mbeshtetur nga perendimoret e pa fytyre
Përgjigju