Raporti: Kthehen nga Greqia
180 mijë emigrantë shqiptarë

Raporti: Kthehen nga Greqia<br />180 mijë emigrantë shqiptarë
TIRANE - Rreth 18-20% e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e punonin në Greqi, ose rreth 180 mijë vetë, janë kthyer në Shqipëri për shkak të krizës greke. Sipas një raporti nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, shkak për këtë kthim masiv janë bërë taksat e larta dhe rritja e kostos së jetesës në Greqi, veç papunësisë, që ka arritur shifrën rekord prej 27.4%.

Ndërkohë, “pas shumë vitesh qëndrimi dhe jetese në Greqi, rikthimi në Shqipëri nuk është i lehtë për ta”, thuhet në raport. “Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi.

Zyrat e emigracionit parashikojnë një ndihmë mujore prej 8 mijë lekësh për familje, por vetëm 5% për qind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, shpjegon raporti.

Sipas tij, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor, ndërkohë që kostos që shoqëron këtë proces i shtohen edhe problemet psikologjike, sidomos për fëmijët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari

Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari