Lidhur me raportin e Bankës Botërore, ku theksohet se shqiptarët i blejnë ilaçet shumë më shtrenjtë se qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, ministri Beqaj tha se do të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e Bankës Botërore që për mënyrën e negocimit të çmimit deri dhe rishikimin me detaje të listës së rimbursimit, ndryshime këto që do të pasqyrohen në ligjin e ri të barnave që pritet të miratohet brenda muajit korrik.