Gratë në Shqipëri janë më të kualifikuara dhe janë më pak të paguara në tregun e punës.
 
Ky është rezultati i dalë nga raporti “Burra dhe Gra në Shqipëri, 2017” i publikuar nga INSTAT.
 
Hendeku gjinor në pagë është 6.3% në favor të burrave. Delina Ibrahimaj drejtore e Istitutit të Statistikave publikoi edhe gjetjet e raportit.
 
Në vendin tonë ka më shumë burra, sesa gra, ndërkohë që jetëgjatësia është në favor të grave me 3 vite.
 
Ndërsa dhuna në famije vazhdon të ketë shifra alarmante. Të dhunuarat nga dhuna në familje janë 76,4 %.
 
Nga ana tjetër, të dëmtuarit burra nga vepra “Krime kundër personit” janë 91,6%. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com