TIRANE- Plot 110 kopshte dhe çerdhe në kryeqytet e zhvillojnë aktivitetin e tyre privat jo vetëm pa asnjë lloj leje, pa licencë, por edhe jashtë çdo standardi për edukimin dhe mirërritjen e të vegjëlve. Inspektoriati Shtetëror i Arsimit, ka inspektuar territorin e 11 njësive bashkiake në kryeqytet për periudhën janar-dhjetor 2013, ku ka zbuluar se 1452 të vegjëlit që i frekuentojnë këto gjasme institucione arsimore, në të vërtetë nuk marrin asnjë lloj edukimi.
Në raportin e publikuar nga ky institucion, mangësitë fillojnë që me ambientet e pamjaftueshme për të zhvilluar këtë aktivitet, deri tek fakti se edukatoret që kujdesen për ta nuk kanë asnjë lloj arsimi apo kualifikimi.
Mangësitë
Në raportin e Inspektoriatit Shtëror të Arsimit (ISHA), thuhet se nga inspektimi u identifikuan gjithsej 110 subjekte, kopshte dhe çerdhe, që ofrojnë shërbimin arsimor të edukimit parashkollor pa leje të funksionimit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë. Nga këto 47 kopshte kanë nga 20-50 fëmijë dhe 63 nga 6-19 fëmijë.
Të gjitha kopshtet e identifikuara, krahas shërbimit arsimor parashkollor, ofrojnë edhe shërbimin e çerdhes. Sipas inspektorëve të ISHA, numri i fëmijëve që frekuentojnë këto institucione parashkollore, sipas pohimeve të drejtueseve të kopshteve, është 1452. Inspektorët kanë renditur edhe shkeljet e gjetura duke na sjellë edhe njëherë një situatë alarmante në të cilën edukohen këta të vegjël.
“Në asnjë kopsht nuk u gjetën programet mësimore për grupmoshat 3-4, 4-5, 5-6. Në rastin më të mirë punohet me një program për të gjitha moshat. Në përgjithësi në kopshte u gjetën vetëm grupe të përziera. Në të gjitha kopshtet mungon dosja e personelit mësimdhënës dhe nuk dokumentohen diplomat e shkollës së lartë për arsimin parashkollor, listë notash, CV-ja dhe kontrata e punës.
Përgjithësisht, personeli mësimor dhe ndihmës i kopshteve është i pakualifikuar dhe i patrajnuar, pa arsim përkatës dhe nuk zbaton normën mësimore zyrtare. Në asnjë rast nuk dokumentohen kontaktet ndërmjet administratorit dhe stafit mësimor të kopshtit dhe prindërve si dhe pjesëmarrja e prindërve në drejtimin e kopshtit. Kopshtet nuk mbajnë regjistra të rregullt dhe dokumentacion tjetër si: statistika të numrit të fëmijëve, dokumentacion të pranimit të tyre dhe rregullore të brendshme.
Nuk njihet e zbatohet Rregullorja higjieno-sanitare për “Ndërtimin dhe funksionimin e kopshteve të fëmijëve”. U konstatua se në pjesën më të madhe, kopshtet janë krijuar në mjediset e shtëpive private, në katet e para e të dyta të pallateve apo edhe në katet e sipërme. Mjediset fizike të kopshteve, në pjesën më të madhe, nuk mundësojnë zbatimin normal të kurrikulës, sepse ato nuk janë edukative, nxitëse dhe bashkëpunuese.
Kopshtet punojnë me programet e shtëpive botuese, plane të huazuara nga kopshte publike dhe nuk hartojnë plane në përshtatje me nevojat dhe moshën e fëmijëve. Disa prej kopshteve të inspektuara paraqesin mundësi të përshtatshme infrastrukturore dhe interes për të aplikuar pranë QKL-së për pajisjen me licencën përkatëse, ndërsa kopshte me më pak se 10 fëmijë dhe me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme për zhvillimin e aktivitetit deklaruan se janë në proces të mbylljes”,- thuhet në raportin e ISHA.
Rekomandimet
Pas kësaj situate, ekspertët që kanë parë në terren situatën japin edhe rekomandimet për institucionet shtetërore për zgjidhjen e kësaj situate absurde. “MAS-i të ofrojë asistencën e nevojshme këshillimore për subjektet që plotësojnë standardet e programeve mësimore, të infrastrukturës dhe ato të burimeve njerëzore dhe të ndjekë në vijimësi procesin e licencimit të tyre.
MAS-i dhe DAR-i Tiranë të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse tatimore qendrore dhe vendore për mbylljen e aktivitetit mësimor që ofrojnë kopshtet pa licencë me kushte të papërshtatshme. Në bashkëpunim me njësitë bashkiake, të koordinohen masat dhe veprimet në funksion të informimit, sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të prindërve për cilësinë e pacertifikuar dhe jashtë standardeve profesionale të shërbimit arsimor që ato përfitojnë nga këto institucione”, - thuhet në rekomandimet që ISHA, i ka dërguar institucioneve përkatëse.

Shkrimi u publikua sot (07.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com