TIRANE- Në fund të janarit 1990, në Shqipëri, kishin nisur të ndiheshin fort pasojat e ngjarjeve, që kishin ndodhur në gjithë Europën Lindore. Vështirësitë ekonomike, shpresat për tu hapur me botën, dëshira dhe nevoja për më shumë liri të menduari e të vepruari, të gjitha këto, reflektonin në jetën e shqiptarëve.

Por si ishte reagimi i pushtetit komunist ndaj këtyre ngjarjeve dhe pasojave të tyre në Shqipëri? Të gjtihë strukturat e mbrojtjes, policisë, dhe sigurimit të shtetit ishin në gjendje mobilizimi të plotë. Siguria, sidomos në zonat kufitare, survejimi dhe studimi i kujdeshëm i sjelljeve të njerëzve të të gjithë shtresave ishte tashmë më shumë se një objekt pune për ta.  Për ta kuptuar se në ç’pikë ishte mobilizimi i degëve të punëve të brendshme në të gjithë rrethet e Shqipërisë, sjellim këtu një prej raporteve të dërguar Komitetit Qendror mbi këtë situatë të rreikzhme për pushtetin, dërguar nga dega e punëve të brendshme Durrës.

Përveç gjuhës së dominuar nga termat politik dhe burokratë të kohës në këtë dokument nuhatet lehtë frika dhe rreziku që i kanosej pushteti komunist që në janar të 1990 dhe masave të mirëmenduara e të mirëstudiuara për ti barë ballë me çdo kusht çdo lloj rreziku dhe për ta mbajtur pushtetin edhe në vijim.