Raporti/ OKB: Kërkohet aksion
urgjent për ndryshimet klimaterike

Raporti/ OKB: Kërkohet aksion<br />urgjent për ndryshimet klimaterike
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar aksion urgjent për ndryshimet klimatike, pas shpalljes se përqëndrimi i dioksidit të karbonit dhe i gazrave të tjerë të dëmshëm në atmosferë ka arritur rekord të ri të lartë në vitin 2014.

Në raportin e saj, Organizata Botërore Meterologjike ka thënë se efekti i pastër i nxehtësisë në atmosferë  është rritur me 36 %, prej vitit 1990 për shkak të emetimit të dioksidit të karbonit të prodhuar nga njeriu.

Drejtori i organizatës, Michael Jarraud tha se duhet të veprojmë për të ulur emetimin e gazrave.
Vërejtja vjen një ditë mbasi Banka Botërore tha se ngrohja globale mund të shkaktojë varfëri për 100 milonë njerëz deri në vitin 2030 nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme për të mbrojtur të varfërit nga ngrohja globale dhe rritja nivelit të detit.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike do të mbahet në Paris prej 30 nëntorit deri në 11 dhjetor.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor