Raporti/ Pagat minimale në Ballkan
në vend të tretë Shqipëria,149 euro
Pagat minimale mujore në vendet e rajonit të Ballkanit janë ndër më të ulëtat në Evropë. Nga vendet e rajonit, pagën më të ulët minimale marrin qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa qytetarët e Kroacisë, kanë rrogën minimale më të lartë.
Pagat minimale mujore në vendet e rajonit të Ballkanit janë ndër më të ulëtat në Evropë. Nga vendet e rajonit, pagën më të ulët minimale marrin qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa qytetarët e Kroacisë, kanë rrogën minimale më të lartë. Paga minimale më e lartë në Bashkimin Evropian është në Luksemburg, 1.923 euro, që është 15 herë më shumë nga paga më e ulët minimale në Ballkan, e cila është rreth 130 euro.
Sipas të dhënave të fundit paga minimale në Kosovë shkon nga 130 deri 170 euro. Në Maqedoni paga minimale mujore është 131 euro, në Shqipëri 149 euro, ndërkohë që në Serbi minimalja mujore është 174 euro. Nga vendet tjera të rajonit paga minimale mujore në Malin e Zi është 193, sa është edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Paga minimale është shuma minimale kontraktuale e parave që punëdhënësi duhet të paguajë për orarin me ligj të caktuar gjatë një jave.
Paga minimale në BE nga 184 deri 1.923 euroSipas të dhënave të fundit nga Eurostat, pagat minimale mujore në Bashkimin Evropian shkojnë nga 184 euro në Bullgari deri 1.923 euro në Luksemburg. Paga minimale është e rregulluar me ligj në 22 nga 28 vendet e Bashkimit Evropian. Në vendet ku paga minimale nuk është e rregulluar me ligj është bërë një llogaritje në bazë të numrit të orëve të punës në muaj.
Pagën më të ulët minimale në BE marrin qytetarët e Bullgarisë (184 euro), Rumanisë (218 euro), Lituanisë (300 euro), Republikës Çeke (332 euro), Hungarisë (333 euro), Letonisë (360 euro), Sllovakisë (380 euro), Estonisë (390 euro), Kroacisë (396 euro) dhe Polonisë, qytetarët e së cilës marrin pagën minimale prej 410 euro.
Pasojnë Portugalia (589 euro), Greqia (684 euro), Malta (720 euro), Spanja (757 euro) dhe Sllovenia (791 euro). Në shtatë vendet e BE-së paga minimale është mbi 1.000 euro. Kështu qytetarët në Britani të Madhe marrin një pagë minimale prej 1.379 euro, pasojnë Franca me 1.458 euro, Irlanda 1.462 euro, Gjermania 1.473 euro, qytetarët e Belgjikës dhe Holandës marrin pagën minimale prej 1.502 euro, ndërsa 1.923 është paga më e ulët minimale në Luksemburgu.
Për krahasim, paga minimale në Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2015 ishte 1.035 euro. Në Turqi, paga minimale për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 1.202 lira turke, përkatësisht 434 euro, ndërsa për pjesën tjetër të vitit 1.274 lira të ose 460 euro.
Marrë nga Anadolu Agency Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
48.7%
-
Gafë
47.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi paraqitet në SPAK
9 Janar, 08:53
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)
9 Janar, 08:41
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 08:20
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ndiqni instinktet tuaja në vendimet që merrni, veçanërisht në vendin e punës, horoskopi për sot
9 Janar, 08:10
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit në Los Anxhelos, përfshijnë edhe Hollywood Hills, shkaktojnë 5 viktima! Presidenti Biden anulon vizitën në Itali
9 Janar, 07:46
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55